E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Qeveria ktheu besimin e ligjit



Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vlerëson qeverinë “Berisha” për kthimin e besimit tek ligji. Gjatë një takimi me anëtarët e asamblesë së PR-së në qarkun e Shkodrës, Mediu theksoi se “në tre vjet, qeverisja e djathtë ktheu besimin tek dominimi i ligjit dhe reformave”. “Ne republikanët kemi shumë për të thënë, sepse kemi qenë dhe jemi pjesë e këtij suksesi, meritë të cilën nuk e kërkojmë si stoli politike apo konjukturë, por si një vlerë tonën”, - tha kryerepublikani në takimin e organizuar në mjediset e “Grand Hotel Europës” në Shkodër. Ai vlerësoi rolin e madh që luan struktura e asamblesë rajonale të Shkodrës në organizimin dhe koordinimin e degëve të PR-së në Pukë, Malësi të Madhe dhe Vaun e Dejës, ndërsa kërkoi që për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duhet të propozohen kandidatura që gëzojnë reputacionin e të gjitha grupeve të interesit. “Organizimi i degëve në funksion të zgjedhjeve të 2009-s duhet të fillojë që tani, duke u shtrirë deri në komunën më të thellë dhe duhen propozuar kandidatura për deputetë ata persona që gëzojnë reputacionin e të gjitha grupeve të interesit”, - porositi z. Mediu në takimin me anëtarët e asamblesë së PR-së të qarkut të Shkodrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›