Stefa: Rama të largohet nga PS
Ish-deputetja socialiste, Rajmonda Stefa, i kërkoi Ramës të largohet nga kreu i PS-së. “I bëj thirrje Ramës se PS-ja ka nevojë të ketë në krye një politikan dhe bashkia një administrator, prandaj t’ia lërë vendin në parti një politikani dhe të drejtojë bashkinë”, u shpreh Stefa. Sipas saj, PS-ja humbi zgjedhjet edhe për gabimet tona dhe këto gabime nuk pranohen nga pjesëtarët përreth kryetarit sepse kanë përgjegjësi së bashku me Ramën. “Këta materialistë nuk sqarojnë sesi do t’i fitojnë zgjedhjet pa marrë pjesë në institucione, si do e bashkojnë të majtën kur Rama i cilëson armiq ata që flasin ndryshe, si do t’i fitojë PS-ja zgjedhjet vendore dhe me çfarë formule taktike dhe strategjie elektorale”, theksoi Stefa.