“Ndërtimet pa leje, në pikëpyetje siguria në burgun e Peqinit”

15/02/2005 Ankesa e drejtorit Hamit Kosta, në vesh të shurdhët
PEQIN - Pas dy ngjarjeve më të fundit në sistemet e burgimit e paraburgimit në Shqipëri, Drejtoria e Burgut të Peqinit i ka kërkuar policisë ndërtimore për të shkatërruar një ndërtim pa leje, shumë pranë hyrjes së këtij burgu të sigurisë së lartë më të ri në vend.
Sipas drejtorit Hamit Kosta, kërkesa për prishjen e këtij ndërtimi ka kohë që ka mbërritur pranë policisë ndërtimore rajonale në Elbasan, por kjo e fundit ka vonuar me ndërhyrjen e saj, duke e kthyer në shqetësim problemin për sigurinë e burgut. Akti i ditëve të fundit në burgun e sigurisë 302 për hapjen e një tuneli të nëndheshëm, ka bërë që Kosta të rikonfirmojë kërkesën e prishjes së këtij ndërtimi, i cili jo se vë në diskutim sigurinë e burgut të ndërtuar së fundi, por që, në bazë të udhëzimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve duhet të mos ketë asnjë element të tillë afër ndërtesave të vuajtjes së dënimit.
Burgu i Peqinit është një ndër më të sigurtët dhe më pak të deportueshmit në vend, por gjithashtu numri i madh i të burgosurve “VIP” ka angazhuar personelin dhe drejtuesit për të larguar çdo lloj mundësie për arratisjen e të burgosurve.
Janë 70 të burgosur me dënime të rënda, të cilët vuajnë dënimin në Peqin dhe kjo ka bërë që edhe Drejtoria e Burgut të nisë një letër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore për të shpejtuar ekzekutimin e ndërtimorëve në Elbasan
Reagon drejtori i Policisë Ndërtimore, Gentian Stambollxhiu
“Mungesa e njerëzve, pengon respektimin e fazave”
Pas ankimit të drejtorit të burgut të Peqinit, reagoi dje drejtori i policisë ndërtimore në Elbasan, Gentian Stambollxhiu.
“Është e vërtetë që kërkesa e prishjes së një ndërtimi në hyrjen e burgut ka mbërirtur në policinë ndërtimore. Ndërhyrja jonë është bazuar në faza, të cilat nuk mund të anashkalohen. Pasi kemi hedhur poshtë disa ndërtime në qendër gjatë fazës së parë, gjithashtu kemi planifikuar që në fazën e dytë të prishim ndërtimet periferike të paligjshme, ndër të cilat edhe ndërtimi, për të cilin bëhet fjalë. Ndërtimi pa leje e ka dokumentacionin pranë policisë ndërtimore dhe kjo e fundit do të ndërhyjë gjatë fazës së dytë. Personat jo të mjaftueshëm për të përfshirë të gjithë qarkun në policinë ndërtimore bëjnë që fazat të mos jenë të kapërcyeshme në kohë”, ka përfunduar Stambollxhiu në lidhje me kërkesën e Drejtorisë së Burgut të Peqinit për të ndërhyrë në rritjen e sigurisë.