“Interesi jonë, vetëm zbardhja e së vërtetës”

15/02/2005 Shefi i Komsiariatit të Sarandës Gjon Suli, flet për incidentin e kufitarëve grek
“Deri tani ka një heshtje të plotë për kërkesën tonë dhe presim që pala greke të bjerë dakord për realizimin e një takimi dypalësh në një nga ditët e ardhshme”
SARANDË – Heshtja, me sa duket, ka qenë reagimi më i mirë i shtetit grek për incidentin kufitar të ndodhur më 10 shkurt, rreth orës 14.15 në ujërat e detit Jon, në afërsi të qytetit antik të Butrintit. Incidenti i përsëritur po shoqërohet me të njëjtën mënyrë si herët e tjera kur janë shkelur ujërat shqiptare nga fqinjët tanë jugorë. Ndërkohë, mungesa e një lloj interesimi të herëpashershëm nga shteti shqiptar ka çuar në krijimin e hapësirave për segmente të caktuara në policinë kufitare greke, të cilat kanë si synim terrorizimin e zonave kufitare shqiptare dhe dëmtimin e biznesit i çfarëdolloji qoftë ai.
Policia e Sarandës është duke kërkuar një takim me krerët e policisë ishullit të Korfuzit, gjë e cila deri tani nuk është realizuar, duke u hasur në heshtjen e homologëve të atjeshëm.
Shefi i uniformave blu në Sarandë, komisar Gjon Suli, tha për gazetën “Metropol” se jemi në pritje të një reagimi i çfarëdolloji qoftë ai, duke hedhur dritë për goditjen e peshkarexhës shqiptare nga policia kufitare e shtetit fqinj.
A keni kërkuar takim me policinë kufitare greke për incidentin e ndodhur në kanalin e Korfuzit ditët e fundit?
Po menjëherë pas ndodhjes së kësaj ngjarje në ujërat e detit Jon kemi kontaktuar me policinë e shtetit fqinj dhe i kemi vënë në dijeni të të gjitha zhvillimeve të marra nga organet shtetërore shqiptare. Kjo ka qenë gjëja e parë që kemi insistuar të realizohej, por deri tani nuk është bërë e mundur jo për mungesë të interesimit tonë.
Cili ka qenë reagimi i tyre pas këtyre zhvillimeve?
Deri tani ka një heshtje të plotë për kërkesën tonë dhe presim që pala greke të bjerë dakord për realizimin e një takimi dypalësh në një nga ditët e ardhshme.
Ku mendoni të realizohet ky takim?
Qëllimi jonë është realizimi i këtij takimi, i cili është mjaft i rëndësishëm për të dy shtetet fqinj në kuadrin e marrëveshjeve për siguri në vijën kufitare. Vendtakimi nuk ka një rëndësi të veçantë, duke patur parasysh zbardhjen e incidentit të lartpërmendur, i cili është objektivi kryesor i joni.
Si vlerësohet nga ana juaj kjo lloj heshtje e autoriteteve helene pas insistimit të kërkesave të policisë shqiptare për incidentin më të fundit në Butrint?
Ne jemi në pritje të një qëndrimi, cilidoqoftë ai çka do të sillte një farë informacioni të saktë për të hedhur dritë në këtë incident, i cili, sipas peshkatarëve, nuk është i pari në llojin e vet.