E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, shpërthim në banesën e drejtorit të spitalit

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në veri të Mitrovicës.
 

Persona ende ta paidentifikuar kanë hedhur një granatë në shtëpinë e drejtorit të spitalit në veri të Mitrovicës, Millan Jakovleviç, që ndodhet në Zveçan.
 

Mësohet se në momentin e shpërthimi të granatës, në banesë ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes Jakovleviç, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është plagosur por ka vetëm dëme materiale.
 

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të banesës dhe as autorët por policia e cila ka shkuar në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›