Bombe ne New Delhi 10 te vdekur e 47 te plagosur

Një bombë pranë Gjykatës së Lartë indiane në kryeqytetin Nju Delhi ka vrarë 10 vetë dhe ka lënë të plagosur 47 të tjerë. Kryeministri Man-Mohan Sing e cilësoi sulmin si akt terrorist.
Policia tha se bomba ishte vendosur në një valixhe, jashtë dyerve kryesore të gjykatës, aty ku rojet kontrollojnë personat që hyjnë në mjediset e brendshme. Përgjegjsinë për sulmin e mori grupi ekstremist Harkat-ul Xhihad Islami.
Menjëherë pas incidentit, shkalla e gadishmërisë u rrit në Nju Delhi dhe Mumbai, ndërsa Ministri i Brendshëm deklaroi para Parlamentit se Delhi ishte një “shënjestër e grupimeve terroriste”.