Stefanoviq: Fjala e Ahtisaarit ka peshë

Ish shefi i ekipi negociator të Serbisë në dialog me Kosovë, megjithatë, ka theksuar se fjala e tij ka peshë në Evropë.
“Në rast se njerëzit si Ahtisaarit vendosin për integrimin e Serbisë ky edhe mund të shndërrohet edhe në kusht formal”, ka thënë Stefanoviq për Tanjug dhe ka shtuar se i mbetet qeverisë se re dhe diplomacisë që të tentojnë që t’i shmangen një epilogu të tillë.
“Në pyetje është qëndrimi personal i Ahtisaarit, i njohur për mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Ai, megjithatë, gëzon mbështetje të madhe në Evropë dhe fjala e tij ka peshë, edhe pse nuk është person i cili për atë vendos”, ka thënë Stefanoviq, transmeton portali ORAinfo.
Ai ka shtuar edhe se Serbia nga Ahtisaarit nuk ka dëgjuar asgjë të re, por se deklarata konfirmon se paraskena e planit të tij gjithmonë ka qenë që Serbia duhet edhe formalisht të pranoj pavarësinë.
Kurse shefi i zyrës serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin thotë se deklarata e Martti Ahtisaarit është larje e borxhit ndaj lobistëve shqiptarë, kurse Serbia asgjë si ka borxh.
“Shteti serb nuk është banane shtet. E kemi Kushtetutën dhe sipas saj do të funksionoj. Serbia është anëtare e OKB-së dhe për këtë do ta respektoj Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deklarata e tij është shlyerje e borxhit ndaj lobistëve shqiptar, mirëpo ne atij nuk i kemi borxh”, ka thënë Vulin.