E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviq: Marrëveshje me KFOR-in për tërheqjen e PK'së nga Veriu

Nga Express më 26 korrik 2011 në ora 19:46

Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se ka arritur marrëveshje me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler, që deri nesër në mëngjes, njësia speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga post-blloqet në veri.

Stefanoviq, siç raporton Beta, u ka thënë gazetarëve se është rënë dakord që në Bërnjak dhe Jarinë të kthehen pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, "ashtu siç kanë qenë deri më tash.

"Marrëveshja do të zbatohet deri nesër në mëngjes", tha Stefanoviq.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›