E Diel, 1 Nëntor 2026

Steinberg: Nuk u bëjmë presion të tjerëve ta njohin Kosovën



Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka deklaruar se SHBA-të mbështesin fuqishëm pavarësinë e Kosovës, mirëpo ka shtuar se ato nuk u bëjnë presion vendeve të tjera që ta njohin këtë pavarësi.

Në një deklaratë për B92, Steinberg ka thënë se, kur bëhet fjalë për Kosovën, qëndrimet e SHBA-ve dhe Serbisë dallojnë. Megjithatë, ai ka thënë se çështjet praktike si bashkëpunimi me EULEX-in, doganat etj., mund të zgjidhen, gjë që do të mundësonte siguri dhe zhvillim derisa të gjendet një zgjidhje politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›