Stevic: Ne Beograd s'po flitet per ndarje territoresh
Perfaqesues te qeverise se Serbise thone se ne Beograd nuk po flitet per ndarje territoresh ne Ballkan. Sekretari shteteror ne Ministrine serbe per Kosoven, Zvonimir Stevic, thote se Prishtina e Beogradi, kane shume per te biseduar pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise mbi ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves, i cili sipas tij, do te jete ne favor te pales serbe. "Ajo qe mund te konfirmoj eshte se politika e Beogradit zyrtar, pra e qeverise se Serbise, e Kuvendit te Serbise dhe e Ministrise per Kosoven, eshte e pandryshueshme", u shpreh Stevic. Kjo do te thote, sipas tij, "qe udheheqja aktuale dhe policia aktuale kane obligim kushtetues qe te mbrojne integritetin territorial te te gjithe Serbise, natyrisht me mjete paqesore". Komenti i zyrtarit serb vjen pas deklarates se kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci, i cili ka vleresuar se ndarja e Kosoves do ta hapte ceshtjen e ndryshimit te kufijve ne Ballkan dhe se sic ka thene ai, askush nuk eshte i interesuar per hapjen e kesaj ceshtjeje.
Isufi: Teresia territoriale eshte e mbrojtur edhe me Kushtetute
Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, hedh poshte mundesine per shkeputjen e Veriut nga territori i Kosoves. "Per ndarje as qe mund te flitet, sepse teresia territoriale eshte e mbrojtur edhe me Kushtetuten e Kosoves, por edhe me dokumentin e draftit te Ahtisarit, mbi te cilin eshte pavaresuar Kosova", deklaron Isufi.