E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Ndarja e Kosoves, ndryshon kufijte e Ballkanit

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka vleresuar dje se ndarja e Kosoves do ta hapte ceshtjen e ndryshimit te kufijve ne Ballkan dhe prandaj, askush nuk eshte i interesuar per hapjen e kesaj ceshtjeje. "Integriteti territorial i Kosoves eshte i paprekshem, i njohur dhe i garantuar nderkombetarisht, dhe Kosova me keto kufij do te integrohet ne NATO e ne BE", ka thene Thaci ne nje interviste te dhene per agjencine serbe te lajmeve "Beta". Kryeministri kosovar ka vleresuar se gjendja e sigurise eshte mjaft e qendrueshme dhe se i ka kontribuar integrimit te pjesetareve te te gjitha bashkesive ne jeten institucionale e shoqerore. Sipas tij, jane forcuar institucionet e sigurise, si Policia e Kosoves, Agjencia e Sigurise dhe Forca e Sigurise se Kosoves, si dhe ne prani te NATO-s. Ai ben te ditur se gjithcka ne fushen e sigurise po shkon drejt normave, standardeve dhe rregullave euroatlantike. Kreu i ekzekutivit kosovar ka riperseritur se nder sfidat me te rendesishme te sigurise ne Kosove, eshte integrimi i pjeses veriore ne institucionet e Prishtines dhe zbatimi i ligjit ne kete pjese te vendit. "Ne do te angazhohemi ne menyre gjitheperfshirese ne krijimin e komunes se re te Mitrovices veriore, mbajtjen e zgjedhjeve ne komunat Zvecan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ceshtjet sociale dhe ekonomike do te jene prioritet i qeverise",-ka thene Thaci. Sipas tij, synimet e strategjise jane krijimi i mirebesimit, integrimi i serbeve ne jeten politike dhe shoqerore ne Kosove, rritja e tolerances se ndersjelle, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fitorja e parimeve demokratike ne kete pjese te Kosoves. Ai nenvizoi se serbet e Kosoves do t'i realizojne te drejtat e tyre ne menyren me afirmative ne kuader te respektimit te plote te integritetit territorial te Republikes se Kosoves, te forcimit te sovranitetit te shtetit te Kosoves dhe respektimit te plote te Planit te Ahtisarit. Nder te tjera, kryeministri i Kosoves u shpreh se Kosova eshte e gatshme qe te bisedoje per permiresimin e marredhenieve me Serbine, por kurre nuk do te pranoje te bisedoje per statusin e Kosoves. "Mund te bisedojme si dy shtete te pavarura per ceshtjet konkrete ne interes te te dyja vendeve", ka thene Thaci. Nder te tjera, ai eshte shprehur optimist se para Kosoves ndodhet perspektiva evropiane. "Edhe per Kosoven do te kete liberalizim te vizave. Ne jemi shtet vetem dy vjet, kurse vendet tjera kane punuar dhjete vjet per te fituar liberalizimin. Per Kosoven do te kete liberalizim te vizave, do te jemi anetare te Bashkimit Evropian dhe te NATO-s", ka thene Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›