Rossi nuk mendon për largim

Nga Express më 02 gusht 2011 në ora 18:07
Giuseppe Rossi nuk e ka ndërmend të largohet nga Villarreali.
Sulmuesi italian kohëve të fundit shihej shumë afër Juventusit, por Bianconerët vendosën ta transferojnë malazezin Mirko Vucinic.
“Nuk po mendoj më për Juventusin. Jam mirë në Villarreal dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi. Këtu ia kaloj shumë mirë dhe dëshiroj të shijoj të tjera kënaqësi, pas atyre që pata në këto vite”, deklaroi përfaqësuesi italian në një intervistë për të përditshmen sportive ‘La Gazzetta dello Sport’.