E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stinët e Preljocajt në Itali

 

Katër stinët e Vivaldit shëtisin nëpër Itali. Pas shfaqjes së mbrëmshme në skenën e Pordenones, nesër ngjitet në atë të Trevisos. Bëhet fjalë për veprën koreografike "Katër stinët" të koreografit franko-shqiptar, Angjelin Preljocaj. Edhe pse një vepër e krijuar në vitin 2005, stinët e Preljocajt vijojnë të jenë të freskëta e të mirëpritura. I pyetur nga mediat italiane se përse ka zgjedhur muzikën e Vivaldit për koreografinë e tij moderne, Preljocaj është përgjigjur se "kur dëgjohet Vivaldi pas një muzike elektronike, apo heshtjes, dëgjohet në mënyrë të ndryshme. Cilësitë e muzikës zbulohen nga ky kontrast dhe kontribuon për nxjerrjen nga epoka që i përket, për t'i bërë një lexim më bashkëkohor. Kjo muzikë kaq e njohur, mundet akoma të zbulojë surpriza, zona në hije, sekrete". Shfaqja e radhës do të jetë në Teatrin Komunal të Trevisos.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›