E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojku: Do rrisim eksportin e energjisë


Drejtori i Koorporatës Elketroenergjitike Shqiptare (KESH), Muharrem Stojku gjatë një konference për shtyp ka deklaruar eksporti i energjisë do të rritet. Stojku theksoi se niveli i rritur i ujit në liqenin e Fierzës nuk do të shkarkohet, por do të përdoret për të rritur prodhimin e energjisë dhe si rrjedhojë dhe eksportin. "Fierza ndodhet në kuotën e 295 metrave nga 296 metra që është kapaciteti. Po rritet eksporti që të mos ketë shkarkime të liqeneve", tha Stojku.
Sipas kreut të KESH, eksporti i energjisë nuk do dëmtoje vendin gjatë periudhave të thatësirës, por do të ndërpritet pikërisht në muajin Qershor.

Stojku theksoi se shumë shpejt do hapet TEC-i i Vlorës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›