Stomatologët, çmime dysheme, brenda vitit 2009
Ministria e Shëndetësisë do të vendosë çmimet e tregut. Urdhri i Mjekur jep alarmin se, klinikat, janë jashtë kontrollitDeri më sot klinikat dentare i kanë vendosur çmimet sipas interesave të tyre, pa asnjë kriter, por tashmë, kjo nuk do të ndodhë më
Shërbimi dentar do të ketë çmime dysheme, çka mund të sjellë edhe rritjen eçmimeve për këtë shërbim. Këtë e ka dekalruar kryetarja e Shoqatës së Stomatologëve, dje në konferencën vjetore të këtij sektori, e cila ka theksuar se, tashmë, çmimet do të vendosen nga Ministra e Shëndetësisë dhe kjo do të arrihet brenda vitit 2009. Ndërsa presidenti i Urdhrit të Mjekut Shqiptar, Dina Abazi, ka dhënë alarmin për klinikat dentare, pasi shumë prej tyre, janë të pakontrolluara dhe mund të jenë burim për sëmundje të rënda.
Çmimet
Deri më sot klinikat dentare i kanë vendosur çmimet sipas interesave të tyre, pa asnjë kriter, por tashmë, kjo nuk do të ndodhë më. Vendosja e çmimit dysheme, pritet të rrisë edhe çmimin e shërbimit dentar.“Do ketë çmime të vendosura nga Minsitria e Shëndetësisë, pra siç i ka gjithë bota. Pra, është një organizëm që vendos çmimet dhe pastaj mjekët mund të operojnë vetëm në bazë të këtij organizmi. Çmimet e ulëta, në shumicën e rasteve, kanë sjellë përdorimin e materialeve shumë të dobëta, duke shkaktuar edhe probleme për shëndetin e gojës tek pacientët. Mendoj se do këtë vetëm çmime bazë”, - pohon Kryetarja e Shoqatës së Stomatologëve.
Kontrollet
Urdhri i Mjekut kërkon rritjen e kontrolleve ndaj klinikave dentare dhe stomatologëve që ushtrojnë këtë profesion, pasi në shumë raste, rezulton se janë të palicensuar dhe që nuk ofrojnë as kushtet minimale për të ushtruar profesionin. Katë alarm e ka dhënë vetë presidenti i këtij institucioni, Dine Abazi, i cili thekson se, ky fenomen, duhet luftuar, pasi rrezikon në marrjen infeksioneve të rënda, duke filluar që nga hepatitet, deri tek virusi i HIV-AIDS-it. “Nga të dhënat rezulton se, ka kabinete të pakontrolluara dhe mbase mund të ketë kabinete edhe të palicensuara. Ka edhe kabinete që funksionojnë nëpër shtëpi dhe mbetet problem identifikimi i tyre. Nga shërbimi i keq mund të merren shumë sëmundje", - phon Abazi. Sipas tij, për t’i dhënë fund këtij fenomeni, duhet të aktivizohen të gjitha strukturat përkatëse. Ndërkohë, Urdhri I Mjekut, e ka ngritur vazhdimisht këtë problem, por sipas tyre, nuk kanë mundur të bëjnë gjë, për shkak të numrit të vogël të inspektorëve që kanë, duke sjellë pamundësi në kontrollin e të gjitha klinikave.
2000 stomatologë ka në të gjithë vendin
200 stomatologë mbarojnë studimet në vit
Fenomeni, fluks studentësh për stomatologji
Numri i lartë i stomatologëve që po dalin çdo vit është shqetësues, ndaj dhe po përgatitet një grup pune, që do të frenojë këtë fluks studentësh. Këtëpohojnë specialistët e Shëndetësisë, sipas të cilëve, po mendohet që, me anë të një bordi që do të ngrihet apo me anë të një grupi pune që do ngrihet mes Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë, do të bëhet balancimi i studentëve dhe shpërndarja e tyre. “Pra, do të bëhet harta e shpërndarjes së stomatologëve, sidomos në qytetin e Tiranës, ku është numri më i madh i stomatologëve”, - pohojnë specialistët. Sipas tyre, nëse do të vazhdojnë të dalin çdo vit nga 200 stomatologë dhe 200 mjekë, nuk do të kenë ku të punojnë dhe si të punojnë.