E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stomatologet qetësojnë pacientet me dekoltetë e hapura

Stomatologia Marie-Catherien Klarkowski ka gjetur një mënyrë për t’i qetësuar pacientët e saj dhe t’u mundësojë atyre kontroll dhe rregullim të dhëmbëve me sa më pak dhimbje dhe pa stres.

Dentistja nga Muncheni tërë personelin e saj i veshi shumë seksi. Dentistet pranojnë pacientët dhe kujdesen për ta të veshura me një dekolte të hapur që zbulon atributet e tyre.

“Për ne është me rëndësi t’ua heqim frikën pacientëve. Shikimi në dekolte qetëson pacientët, si narkozë, duke mos u përqendruar aq shumë te dhimbjet. Disa bile edhe pa u thënë e hapin gojën, dhe ky është në të vërtet reagimi për të cilin ëndërron çdo stomatolog", thotë Krakowski duke qeshur.

Ajo po ashtu, thotë se kjo metodë tërheq edhe më shumë myshterinj. “E njoh një konkurrent timin që tërë ambientin e ka të rregulluar në stilin e Micky Mouseit dhe Star Trakut”, thotë dentistja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›