Stoner me Dukati, "pole" në Valencia
Piloti i Dukatit, Keisi Stoner, konfirmon se po kalon një formë të shkëlqyer në këtë fund të sezonit në MotoGP, duke marrë "pole position" në Çmimin e Madh të Valencias. Australiani, që gjatë muajit të kaluar fitoi në Filip Ajland dhe Malajzi, ishte më i shpejti në garën e fundit të kampionatit në Spanjë, me kohën 1:32:256. I dyti do të niset Dani Pedroza me Honda (1:32:519) përpara Horge Lorencos (1:32:537) me Jamaha. Valentino Rosi, i cili në garën e Malajzisë fitoi matematikisht titullin kampion, niset nga vendi i katërt.