Çelsi-Man UTD, Ançeloti sfidon Ferguson
Java e 12-të e Premierligës sjell një sfidë të madhe: Çelsi-Mançester Junajtid. Në "Stemford Brixh", impiant ku në këtë sezon blutë janë ende të pathyer, sot (ora 17:00) përballen dy kryesueset e kampionatit anglez. Një sfidë shumë e veçantë është edhe ajo që luhet në pankina, ku pasi ka fituar vlerësimin e londinezëve, tashmë Karlo Ançeloti kërkon të mposhtë Sër Aleks Ferguson.
Blutë vijnë në këtë ndeshje në një moment pozitiv. Lajme të mira ka nga infermieria: Ançeloti ka në dispozicion të gjithë kontingjentin, përveç mbrojtësit portugez, Bosingua, i cili ka shqetësime në njërin gju. Janë rikuperuar rusi Zhirkov dhe Obi Mikel, të cilët do të ulen në stolin e rezervave. Po ajo që jep më shumë siguri është forma e jashtëzakonshme që po kalon sulmuesi Didier Drogba, autor i dy golave në Champions përballë Atletikos së Madridit. Optimizmi në radhët e Çelsit ka ardhur edhe pas vendimit të Gjykatës Sportive në Lozanë, e cila hoqi pezullimin e merkatos. Kjo ka bërë që drejtuesit të punojnë intensivisht për afrimin e yjeve të rinj në skuadër, ku Serxho Aguero dhe David Vija janë në krye të listës së dëshirave. Ançeloti flet për lëvizje të kujdesshme në merkato, ndërsa për sfidën me Junajtid kërkon nga skuadra e tij që të "imitojë" Liverpulin, duke ushtruar presion gjatë gjithë kohës te mesfushorët e Mançesterit. "Liverpuli zhvilloi një ndeshje fantastike, të fortë dhe ushtroi shumë presing në fushë. Kjo është arsyeja përse fituan. Ata nuk i krijuan mundësinë Mançesterit që të luante, ashtu si kjo skuadër bën zakonisht", tha Ançeloti. "Ky ishte një mësim i mirë, pasi tregoi se Junajtid vuan kur mesfushorët janë nën presion. Gjithsesi, nuk dua të luaj kundër dobësive të kundërshtarit. Preferoj që skuadra ime të tregojë kualitetin e saj në fushë". Tekniku kërkon që londinezët të rrisin diferencën me dy pikë nga "Djajtë e Kuq": "Ana psikologjike nuk do të vlejë shumë. Luajmë përballë një skuadre të fortë, por e cilësoj vetëm si një sfidë që vlen tri pikë. Mançesteri ka një ekip fantastik, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe shumë interesante". Për garën për titull, Ançeloti shtoi: "Në këto momente nuk shoh si rival Liverpulin, që ndodhet larg, por mendoj se përveç Çelsit e Mançesterit, edhe Arsenali ka shanse të mira për titullin".
Në radhët e Junajtid vazhdojnë problemet në mbrojtje: në repartin difensiv rikuperohet Vidiç, megjithatë mungojnë Rio Ferdinand i dëmtuar dhe Geri Nevil i skualifikuar. Ferguson nuk do të llogarisë as të dëmtuarin Park Ji-Sung, ndërsa në sulm do të kthehet zoti 30 milionë euro, bullgari Dimitar Berbatov.