E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Ratzinger kundër dopingut: është i dëmshëm për shëndetin

Jo dopingut! Këshilla vjen personalisht nga Papa Benedikti XVI. "Kisha duhet të vazhdojë të mbështesë sportin për të rinjtë, duke i dhënë rëndësi aspekteve pozitive të këtyre aktiviteteve. E përshëndes rolin e sportit, i cili stimulon konkurrencën, kurajën dhe teknikën në realizimin e objektivave, por duke shmangur gjithçka jonatyrore, e cila arrihet nëpërmjet substancave të rrezikshme për shëndetin, ashtu si ndodh me dopingun", deklaroi Ati i Shenjtë. Sipas Papës Jozef Ratzinger "sporti ka një potencial të madh edukativ për të rinjtë, e për këtë arsye është i rëndësishëm jo vetëm për kohën e lirë, por edhe për formimin e personalitetit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›