E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare, dy seanca stërvitore, sot miqësorja me të rinjtë

Albania-Sport
- Lacio, skuadra e kapitenit të Kombëtares kuqezi, Igli Tare, ka zhvilluar sot dy seanca stërvitore, ndërsa nesër ajo do të zhvillojë një ndeshje miqësore, kundër një skuadre të kampionatit të moshave. Në fakt, seanca e parë stërvitore, ku ka marrë pjesë edhe sulmuesi shtatlartë shqiptar, ka konsistuar në shkrythje dhe, më pas, në ushtrime të karakterit fizik, si dhe sprinte të ndryshme. Ndërkohë, pasdite, në orën 15:30, Lacio ka vijuar me seancën e dytë stërvitore, duke u përqendruar më shumë te puna me topin, te zbatimi i skemave taktike dhe duke vijuar më pas me minindeshje në fushë të kufizuar dhe duke u mbyllur me një ndeshje kontrolli, 11 kundër 11. Ndërsa të enjten pasdite, në orën 15:00, është planifikuar një miqësore midis Lacios dhe Xhiada Makarezes, skuadër kjo që militon në kampionatin e moshave. Kapiteni i përfaqësueses kuqezi, Igli Tare, i cili u detyrua të ndërrohej për shkak të një problemi muskular në humbjen në miqësoren me Maqedoninë të mërkurën e shkuar, ka gjetur vend vetëm për 4 minuta në ndeshjen që skuadra e tij italiane, Lacio, ka zhvilluar në fushën e Atalantës në fundjavë, në kuadër të javës së 22-të të Serisë A. Vetëm 360 sekonda janë rezervuar nga trajneri i skuadrës kryeqytetase, Delio Rosi, në barazimin pa gola që Lacio ka arritur në fushën e Atalantës, në një ndeshje që u luajt pa praninë e tifozëve. Tare ka zëvendësuar Tomaso Rokin në minutën e dytë shtesë të kohës së rregullt dhe ka luajtur për 4 minutat në vijim, deri në fishkëllimen finale të gjyqtarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›