E Diel, 1 Nëntor 2026

BE vendos sanksione kundër zyrtarëve të Sirisë

Nga Express më 10 maj 2011 në ora 13:27

Bashkimi Evropian e ka publikuar listën e 13 zyrtarëve të Sirisë, kundër të cilëve janë vendosur sanksione, për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare.

Në këtë listë nuk është përfshirë presidenti, Bashar al-Assad, por lista kryesohet nga vëllai i tij, Maher al-Assad.

BE-ja tha se Maher al-Assad, që e komandon një divizion të ushtrisë siriane, ishte “mbikëqyrësi kryesor i dhunës kundër demonstruesve”.

Të 13 personat tash nuk mund të udhëtojnë në BE dhe atyre u bllokohet çdo fond, që e kanë në vendet e Bashkimit Evropian.

Vendet anëtare të BE-së, po ashtu janë pajtuar për imponim të embargos në eksport të armatimit në Siri.

Grupet për të drejtat e njeriut besojnë se ndoshta më tepër se 800 vetë janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar prej muajit mars, kur filluan protestat kundër regjimit autoritar të Bashar al-Assadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›