E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stopohet vrasja e qenve endacakë

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 15:45

Komuna e Prishtinës njofton se pas shqyrtimit me kujdes të standardeve evropiane për mbrojtjen dhe trajtimin e kafshëve, dhe në përputhje me ligjin për trajtimin e kafshëve,ka vendosur të shpallë tenderin për kastrimin dhe sterilizimin e qenve endacakë dhe njëkohësisht ka pezulluar kontratën me kompaninë “Hortikultura” për eliminimin fizik të qenve.

"Tani e tutje janë krijuar kushtet që të humanizohet ky lloj shërbimi nëpërmjet sterilizimit, që nënkupton se me këtë formë pengohet shumëzimi i pakontrolluar i qenve endacakë, si formë e lejuar dhe e pranuar me të gjitha standardet ligjore evropiane”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Ky projekt ndonëse do t’i kushtojë shumëfish me shumë komunës, është vlerësuar se me këtë do të përmbushet edhe një standard shtesë të kërkuar me normativat përkatëse.

Zyrtarët komunalë të Prishtinës theksojnë se është shumë e domosdoshme që edhe komunat tjera të punojnë në këtë drejtim, sepse trajtimi i pjesshëm i qenve endacakë, nuk mund ta pengojë shtimin e pakontrolluar të qenve, ndërsa veprimet e organizuara në të njëjtën kohë me të njëjtin qëllim do të japin efektin e dëshiruar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›