E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strakosha dhuron uniforma të reja për ekipin e Memaliajt

Nga Roland Suli    

Skuadra e Memaliajt ndodhet në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri, ku drejtuesit e saj po mendojnë për zhvillimin e disa takimeve miqësore. Tekniku  Zhupa do të provojë disa futbollistë në grupit e futbollistëve  vendas, tek të cilët është bashkuar dhe mesfushori Tata, i cili sezonin e kaluar u aktivizua tek skuadra e Partizanit.

Atmosfera është tepër e ngrohtë në fillimin e sezonit të ri, ku presidenti i skuadrës, Meci, pas një takimi me skuadrën pas stërvitjes, i garantoi futbollistëve garanci financiare dhe u ka paraqitur bazën materiale të dhuruar nga  ish-futbollisti i kombëtares dhe kapiteni i saj, Foto Strakosha, i cili i ka dhuruar skuadrës së tij të lindjes 10 topa, 2 uniforma,  2 komplete sportive, 15 xhupa, geta si dhe piramida dhe jeleke për zhvillimin e stërvitjeve.

Kryetari i Bashkisë së Memaliajt dhe njëherësh presidenti i skuadrës, Lulzim Meci, ka falënderuar gjithashtu dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka, për ndihmën e dhënë për skuadrën e Memaliajt, sidomos për ndërtimin e fushës së re të stadiumit.

Kryetari i bashkisë uroi, që këto terrene të shkëlqyera të thithin investime për të ndërtuar ambientet e tjera të stadiumit. Kryetari i Bashkisë deklaroi gjithashtu se skuadra e Memaliajt do të realizojë një kampionat brenda rregullave të Fair-Play-it. Në fund të prezantimit të tij, ai i kërkoi stërvitje dhe vetëm stërvitje nga futbollistët, për të arritur kështu objektivin e sezonit. Skuadra e Memaliajt do të përbëhet për herë të parë me 90% të futbollistëve nga Memaliaj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›