E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësorja, Gramozi largon disa lojtarë

Nga Kristi Lilo

Ekipi i Gramozit ka luajtur dje takimin e tretë miqësor në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri. Në këtë miqësore, skuadra kolonjare kishte përballë ekipin korçar të Young-Boys, i cili drejtohej nga trajneri Hektor Kapllani. Ky takim i ka shërbyer Gramozit për të parë nga afër të gjithë lojtarët që do të ketë në dispozicion sezonin e ri.

Futbollistët kolonjarë, sidomos ata që e filluan lojën nga minuta e parë, kanë treguar  një përgatitje të kënaqshme, ndërsa  shumë nga lojtarët që u provuan pas minutës së 65-të, nuk kanë bindur në lojën e tyre, ku disa prej tyre janë larguar përfundimisht nga skuadra. Të vetmit lojtarë jo kolonjarë që kanë mbetur tek ekipi janë tre lojtarët braziljanë dhe korçari Caushllari, i cili ka qenë një nga lojtarët më të lëvizshëm në fushën e lojës së bashku me brazilianin Tores.

Në këtë takim, kolonjarët arritën një fitore të pastër 3-0, ku serinë e golave e ka hapur braziliani Tores me një goditje të bukur me kokë. Goli i dytë erdhi nga sulmuesi, Mydini me një gjuajtje jashtë zone, ndërsa goli i tretë u shënua nga Lumani në minutën  e 64-ët. Sipas Pecit, ekipi ka nevojë për përforcime të tjera, ku ditën e nesërme do ti afrohet ekipit një lojtar tjetër brazilian, por dhe sulmuesi korçar Hysolli, i cili edhe sezonin e kaluar ka luajtur me Gramozin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›