E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburg, Berisha merr pjesë në punimet e Asamblesë së KiE

25-06-2012 / Gazeta 55

Kryeministri shqiptar do të flasë për sfidat ku do të fokusohet presidenca shqiptare

Kryeministri Sali Berisha është nisur pasditen e të dielës drejt Strasburgut, për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që zhvillohet në Pallatin e Evropës. Vizita bëhet në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha do të flasë për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.
Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.
Nga Strasburgu, Kryeministri Berisha do të niset për në Stamboll, ku do të marrë pjesë të martën, në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), në të cilën aderon dhe Shqipëria. Iniciativa e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi është themeluar në vitin 1992 dhe përfshin 11 vende anëtare: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina dhe ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve anëtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›