E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburg, reflektim për dy javë. BE, ekspert ligjor në Tiranë

(UPDATE) Negociatat për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, që u shtruan në tryezën e Strasburgut, mbrëmjen e së enjtes, nuk arritën në një kompromis mes palëve. Darka mes përfaqësuesve europianë, kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama mundi vetëm të sigurojë edhe dy apo tre javë kohë reflektimi mes palëve për gjetjen e një zgjidhje. Ndaj një tjetër takim mësohet se do të zhvillohet nga europianët me prezencën e Berishës dhe Ramës. Situata ngeci sërish në çështjen e verifikimit të fletëve të votimit, si dhe kërkesën për interpretim nga ana e Komisionit të Venecias të hapjes së kutive zgjedhore.

• Strategjia e PS pas Strasburgut
• Fule, Ashton: Evropa, e shqetësuar

Dakordësia e vetme e arritur mësohet se është ardhja e një eksperti europian, i cili do të negociojë me përfaqësuesit ligjor të të dyja forcave politike, PD-së dhe PS-së lidhur me funksionimin e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit.

Ne darken që zgjati rreth 5 orë, ishin Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Shtefan Fyle, Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, si edhe eurodeputeti Eduard Kukan, Drejtori per Ballkanin Pjer Mirel, ndersa Berisha ishte bashke me shefin e kabinetit Oerd Bylykbashi, kurse Rama me deputetet Vasilika Hysi.

ALSAT Azhornuar së fundi ( e premte , 21 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›