E Diel, 1 Nëntor 2026

Darka e Strasburgut, Berisha: U spikat vendosmëria për respektimin e Kushtetutës

TIRANE- Rama e Berisha u takuan dje me palen e nderkombetareve ne restorant "Crocodile". Gazeta Shqiptare nepermjet Drejtoreshes Anila Basha qe ndoqi takimin ne Strasburg te Frances ben me dije sot se "darka e Strasburgut u mbyll në orën 1:40 minuta të mëngjesit dhe u mbyll pa kompromis. Kryeministri Berisha dhe kryetari i PS-së, Rama nuk ranë dakord për një marrëveshje për zgjidhjen e krizë. PE draft propozim për të dy palët. Rama: Do hapen materialet zgjedhore, ende në kërkim të një qasjeje për fletët e votimit

ORA: 18:14- KRYEMINISTRI BERISHA KTHEHET NGA STRASBURGU
Kryeministri Berisha mbërriti rreth orës 18:00 në aeroportin Nënë Tereza pas negociatave të mbrëmshme në Strasburg mes tij dhe kreut të opozitës , me qëllim zgjidhjen e ngërcit politik që ka mbërthyer vendin pas zgjedhjeve të 28 qershorit.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat kryeministri nënvizoi se gjatë darkës në restorant Crocodil në Strasburg, në praninë e parlamentarëve europiane dhe Komisionerit për Zgjerim Fyle, u spikat vendosmëria për të zgjidhur situatën në respekt të plotë të Kushtetutës dhe gjykatave në vend.

“Mund të them se të pranishmit spikatën qartësisht vendosmërinë për respektimin e Kushtetutës e vendimet e gjykatave në zgjidhjen e këtij problemi. Qëndrimi ishte e njëjtë me qëndrimet e mëparshme të përsëritura të Brukselit” u shpreh Berisha.

Kreu i qeverisë nuk pranoi të jepte detaje të tjera në lidhje atë cka u bisedua në tavolinë. “Darka në restorant Krokodil ishte një nga darkat më të shijshme.
Unë jam një person që e dua shumë Strasburgun sepse është një qytet me histori frymëzuese” tha Berisha.

ORA 14:30 RAMA: MATERIALET ZGJEDHOR DO HAPEN, PE AFAT ULTIMATIV
Kryetari i Partisë Socialiste deklaron se darka në Strasburg ishte një hap shumë i konsiderueshëm në kauzën për transparencën e zgjedhjeve.
. Në një prononcim telefonik për NEWS24, nga stacioni hekurudhor i Strasburgut ku po priste ti hipte trenit drejt Mynihut Rama u tregua i rezervuar të jepte detaje të darkës, por e cilësoi një hap të rëndësishëm në kauzën e tyre, e cila mori hov falë sensibilizimit maksimal nëpërmjet protestave të vazhdueshme dhe grevës së urisë.
“ Kemi arritur jo pak, cështja e kutive ishte një tabu, ndërsa tani kutitë e të gjithë dokumencationit zgjedhor do të hapen, ndërsa jemi ende në kërkim të një qasjeje për fletët e votimit"- tha Rama i cili nënvizoi se PS ishte e gatshme të angazhohej për gjetjen e një zgjidhjeje brenda ultimatimut të ndërkombëtarëve: “Dy javë ka një sens ultimativ për të dy palët dhe kërkon angazhim për të cilët ne jemi të gatshëm”- tha kryetari i PS.

ORA 13:30, GSH: PE- KE DRAFT PROPOZIM PëR ZGJIDHJEN E KRIZëS
Një draft propozim i hartuar në bashkëpunim nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian i është ofruar mbrëmë në tryezën e Strasburgut dy liderëve kryesorë politikë shqiptarë.
Kjo është mësuar nga drejtoresha e Gazeta Shqiptare, Anila Basha në një raportim të saj për NEWS24 direkt nga Strasburgu.
Të gjithë palët kanë qenë totalisht jo të gatshme për të përcjellë detaje të tryezës por sipas drejtoreshës së GSH nga informacionet që ajo ka mundur të marrë ka qenë një draft propozim i KE në bashkëpunim me PE për zgjidhjen e krizës. “Fakti që darka ka zgjatur 4.30 minuta tregon se palët nuk kanë arritur të bien dakord.”- raportoi Basha duke shtuar dhe një tjetër detaj se dy liderët nuk kanë konsumuar asgjë në tryezë, cka dëshmon tensionin mes dy palëve.
Drafti i paraqitur nga ndërkombëtaërt i është lënë në dorë kryeministrit Berisha dhe kryetarit socialist dhe do të kenë dy javë kohë për të konsultuar ndërsa do të ketë një takim të dytë. Nuk dihen detajet se kur dhe ku do të ndodhë takimi i dytë,i cili u konfirmua dhe nga Berisha por se ai do varej nga axhenda e ngjeshur e takimeve që ky i fundit kishte si kryeministër i vendit.
Basha informoi se ( deri rreth 12. 40 minuta, kohë kur u bë raportimi në tv) kryeministri Berisha nuk kishte ndërmarrë ende fluturimin e kthimit drejt Tiranës, ndërsa Rama kishte nisur udhëtimin me tren nga Strasburgu drejt Mynihut ku do të merrte avionin për në Tiranë.
Drejtoresha e GSH raportoi se gjatë paradites së sotme nuk ka pasur ndonjë takim mes dy kundërshtarëve politikë, por secili është takuar me aleatët dhe është fokusuar rreth asaj cka ndodhur në darkën e restorant Korkodilit, nga e cila u ndanë pa asnjë rezultat.
Rreth orës 12. 40 minuta, Kryeministri Berisha vazhdonte të qëndrojë në Strasburg ku ka mundësi që po zhvillonte takime me eurodeputetë të partive të djathta, me të cilët u shoqërua gjatë ditës së djeshme.
Pritet që të dy liderët politikë, si kryeministri Berisha ashtu dhe Rama të udhëtojnë drejt Tiranës me të njëjtin avion.

ORA 08:00-FYLE: NEGOCIATAT DO VAZHDOJNë
Komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle pas takimit me Ramën e Berishën bëri të ditur se ka ende shumë punë për të bërë. Gjithsesi Fyle u shpreh optimist për një zgjidhje.
“Darka shkoi shumë mirë, por negociatat do vazhdojnë. Ishte një diskutim i hapur, dhe mendoj se ne po ecim përpara”, u shpreh Fyle për mediat pak pas takimit.

Nga të dhënat e para mësohet se është lënë që një tjetër takim të zhvillohet pas dy ose tre javësh.

Sipas burimeve, në përfundim të takimit nuk ka pasur komunikime të gjata as nga Kryeministri Sali Berisha e as nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e as nga përfaqësuesit evropianë, të cilët ishin ndërmjetës të këtyre bisedimeve për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik në Shqipëri.

ORA 07:00-S'KA AKORD, DESHTON DARKA BERISHA-RAMA NE STRASBURG

Negociatat Rama-Berisha ne Strasburg nuk dolen ne asnje rezultat konkret per zgjidhjen e krizes politike shqiptare. Gazeta Shqiptare nepermjet Drejtoreshes Anila Basha qe ndoqi takimin ne Strasburg te Frances ben me dije sot se "darka e Strasburgut dështoi në orën 1:40 minuta të mëngjesit pasi kryeministri Berisha dhe kryetari i PS-së, Rama nuk ranë dakord për një marrëveshje për zgjidhjen e krizë". Në përfundim të takimit kryeministri Berisha deklaroi se “ishte një takim i frytshëm. çdo takim me miqtë tanë ndërkombëtarë është pozitiv. Per mua është gjithnjë një kënaqësi të takoj edhe kundërshtarët politikë. Eshtë lënë një periudhë reflektimi për të dyja palët për të diskutuar opsionet e zgjidhjes së krizës”.

Ndërkohë, kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi se kauza për transparencën e zgjedhjeve do të vazhdojë. “U them grevistëve, ne nuk tërhiqemi, kauza do të vazhdojë. “Koha që na u la nga partnerët do të jetë një kohë reflektimi për të gjetur zgjidhjet e mundshme. Fakti që komuniteti ndërkombëtar është totalisht i angazhuar në këtë çështje do të thotë që kauza e opozitës është ngjtur në nivelet me të larta, ne nuk tërhiqemi. Do të marrim kohën tonë për reflektim”, deklaroi Rama. Ndërkohë, ndërkombëtarët u kanë lënë një afat 2 javor Berishës dhe Ramës për gjetjen e një akordi.

Pas më shumë se 5 orë diskutimesh në një darkë informale të organizuar nga të djathtët dhe të majtët evropianë, në restorant “Krokodili” në Strasburg, kryefjalë e bisedave ishin kutitë me fletët e votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Megjithëse tepër sekrete dhe të mbyllura, bisedat brenda restorantit francez janë përqendruar në një nga propozimet e bëra edhe pak ditë më parë edhe nga ndërkombëtarët në Tiranë, sic eshte ai per Komisionin hetimor, ku PS te kete shumicen si dhe ai per Komisionin e Venecias. Kjo zgjidhje është pranuar tashmë nga opozita, pasi ky qëndrim u konfirmua edhe nga Rama. Por jo i gjithë propozimi është pranuar nga kryeministri Berisha. Gazeta Shqiptare permban ne numrin e sotem detaje dhe prapaskena nga takimi politik ne Strasburg.

Data 20 Maj
ORA 22:50- STRASBURG, Më SHUMë SE DY ORë BISEDIME, ASNJë REZULTAT
Darka informale mes Berishës, Ramës e ndërkombëtarëve në restorant “Crocodile” në Strasburg, i ka kaluar tashmë dy orë bisedime. Nga Strasburgu, njoftohemi se ende askush prej 11 personave të “ngujuar” në këtë tryezë nuk ka dalë nga restoranti.

Po ashtu na bëhet me dije se ende nuk ka asnjë informacion për bisedimet e mundshme mes palëve. Edhe pjesa e mbetur e delegacionit shqiptar, që nuk janë pjesë e kësaj dakre joformale, nuk kanë dijeni për cfarë po bisedohet atje për më shumë se dy orë.

ORA 21:20- NIS DARKA INFORMALE Në STRASBURG, RAMA MBëRRIN I PARI
Ka nisur që në orën 20:30 “darka informale” mes kryeministrit Berisha, kreut të PS, Edi Rama e përfaqësuesve të forcave të majta e të djathta në Parlamentin Europian. Darka mes tyre po zhvillohet aktualisht në katin e dyte te restorant “Crocodile” ne konfedencialitet te plote. Drejtoresha e Gazeta Shqiptare, Anila Basha ben te ditur nga Strasburgu se i pari në takim ka mberritur kreu i opozites i shoqëruar nga deputetja Vasilika Hysi.
Më pas janë shfaqur edhe përfaqësuesit e majtë të PE e Komisioneri Fule, të cilët kanë mundur të bisedojnë për rreth 10 minuta, deri në arritjen e palës tjetër. Gjithsej në këtë darkë jenë të pranishëm 11 persona.

ORA 19:30- SHBA: KOHA PëR MARRëVESHJE ëSHTë SOT
Për takimin mes Berishës e Ramës që pritet të nisë sot në orën 20:30, ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Shqipëri. Me anë të një deklarate për shtyp kjo ambasadë bën me dije se kjo është një mundësi ngga e cila palët e politikës shqiptare duhet të përfitojnë, për të zgjidhur krizën politike në vend.

“Mirëpresim nismën e BE-së dhe Parlamentit Europian për të organizuar një takim të udhëheqësve të shumicës dhe opozitës së Shqipërisë sonte në Strasburg. Nxisim të dyja palët që të shfrytëzojnë këtë mundësi në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut dhe për të arritur një kompromis sa më shpejt që të jetë e mundur”, - thuhet në deklaratë.

Sipas kësaj deklarate, koha e duhur për të arritur një marrëveshje është sot, pasi populli shqiptar duhet ti kthehet axhendës për integrimin.
“Koha për marrëveshje është sot. Populli shqiptar ka nevojë urgjente për fundin e krizës politike dhe që Shqipëria t’i kthehet përqëndrimit tek axhenda e saj euro-atlantike.”

ORA 18:20- DETAJE SEKRETE NGA STRASBURGU
Drejtpërdrejt nga Strasburgu Drejtoresha e “Gazetës Shqiptare”, Anila Basha bën publike për News 24 disa detaje sekrete, për takimin mes Ramës e Berishës. Sipas saj nuk ka pasur takime paraprake mes liderëve shqiptarë dhe përfaqësuesve europianë të së majtës apo të djathtës në Parlamentin Europian. Aktualisht, si kryeministri Berisha, ashtu edhe zoti Rama janë të akomoduar në hotel në pritje të “darkës informale” që do të nisë në orën 20:00. Flitet gjithashtu për një mbledhje të PE, ku “sipas informacioneve konfidenciale, asnjë nga liderët shqiptarë nuk do të jetë pjesë e saj.”
Pritet që pas takimit të dilet me një draft përfundimtar, “i cili do të bëhet publik ditën e nesërme, nëpërmjet ndonjë deklarate për shtyp, apo ndonjë konference, i cili do kërkojë firmën e të dy liderëve.”
Duket se kësaj radhe ndërkombëtarët kanë vënë rregulla të forta për politikën shqiptare. “Lideri që nuk firmos draftin do të jetë përgjegjës për krizën”, deklaron Basha për News 24.

ORA 17:52- PSE: SHPRESA PëR KOMPROMIS, E MADHE
Shpresa për një kompromis mes dy forcave kryesore politike shqiptare është e madhe. është ky qëndrimi i dy kryetarëve të grupeve parlamentare të partive socialdemokrate dhe popullore në Parlamentin Europian, Martin Shulz dhe Josef Daul, lidhur me takimin sot në mbrëmje në Strazburg.

Zyrtarët e Parlamentit Europian kanë konfirmuar mbajtjen e këtij takimi mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të opozitës Edi Rama, duke theksuar se darka nuk është pjesë e aktiviteteve zyrtare të PE-së, megjithatë në të do të jetë i pranishëm edhe komisioneri europian i zgjerimit Stefan Fyle. Zhvillimi i takimit, nuk dihet se sa do të zgjasë "mbase gjithë natën", ka deklaruar një zëdhënës i zyrës së kreut të grupit parlamentar të partive social demokrate në PE, Martin Shulz. Ai tha se bisedimet do të jenë të vështira, por megjithatë shpresa për kompromis mbetet e madhe për të gjitha palët pjesëmarrëse. Sipas tij Rezultatet priten diku nga mëngjesi i ditës së nesërme.

ORA 15:30- MORATINOS TELEFONON BERISHëN E RAMAëN: ZGJIDHNI KRIZëN Në STRASBURG
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Moratinos priti këtë mëngjes Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta.
Gjatë takimit, Ministri Moratinos ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Z. Berisha, të cilin e ka inkurajuar për të gjetur një zgjidhje për krizën sa më parë që të jetë e mundur. Për këtë qëllim, Ministri Moratinos pati gjithashtu dje një bisedë telefonike me liderin e Opozitës, Z. Rama, të cilit i kërkoi që të përfundonte grevën e urisë që po zhvillohej prej disa ditësh. Qeveria e Spanjës shpreson që të dyja palët të arrijnë një zgjidhje, sonte në takimin në Strasburg.

(d.b//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›