E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Darkën ta paguante Rama. Rama: Kërcen prifti nga belaja

"është një nga darkat mund të them, më të shijshme. Unë jam dhe një person që e dua shumë Strasburgun", eshte shprehur Berisha pas kthimit nga Strasburgu. Ai deklaroi ne Aeroportin e Rinasit, se perfaqesuesit me te larte europiane ne darken e organizuar, mbeshteten idene se zgjidhja e krizes ne vend duhet te vije vetem ne respekt te ligjeve dhe Kushtetutes.

• Strasburg, reflektim për dy javë. BE, ekspert ligjor në Tiranë

"Tek të pranishmit, spikati qartësisht vendosmëria për respektimin e plotë të Kushtetutës, kuadrit ligjor, vendimeve të gjykatave, në zgjidhjen e këtij problemi. Pra, ajo cka duhet të përfundojë se ishte një sintoni dhe me qëllimet e mëparshme, si të Komitetit presidencial dhe Byrosë parlamentare të Këshillit të Evropës, ashtu dhe deklaratat e përsëritura të Brukselit", vijoi kryeministri.

Shefi i qeverise nuk dha shume detaje mbi bisedimet qe zgjaten mbi 5 ore ne Strasburg. I pyetur nese Rama ndante te njejtin qendrim me te, Berisha u pergjigj: "Ajo cfarë mund tu them unë për këtë është kjo, se dëgjova një zë, nga erdhi as vetë se mora vesh, që u tha këtë darkë të takon ta paguash ti".

Kreu socialist Edi Rama ka mberritur nga Strasburgu mesnaten e te premtes. Ai ka qene ne Rinas rreth ores 23:50, i shoqeruar nga deputetet Vasilika Hysi, dhe Damian Gjiknuri si dhe nga keshilltari per mediat, Endri Fuga. Rama dha vetem nje prononcim te shkurter per mediat, duke u shprehur se diten e shtune do te kete nje komunikim edhe me te gjere. Nderkaq, lidhur me deklaraten e kryeministrit Berisha, se darken ne Strasburg duhet ta paguante Rama, ky i fundit u pergjigj "Kercen prifti nga belaja".

Bledian Koka/Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›