E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspert i huaj për varret e komunizmit

TIRANE-Mbërrin në Tiranë dhe fillon menjëherë nga puna për hetimin dhe identifikimin e eshtrave të gjetura në një varr masiv në Linzë, në lindje të Tiranës dhe që dyshohet se i përkasin viktimave të pushkatimeve politike të periudhës komuniste. Gazeta Shqiptare zbulon se Profesor Ali Chadly, “Honoris Causa” në Antropologji dhe ish-president i Akademisë së Shkencave Ligjore të Mesdheut, gjendet prej tri ditësh në Shqipëri me ftesë të kolegëve të tij të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Eshtrat ndodhen prej ditëve të para të shkurtit në morgun e Tiranës, ndërsa tre ekspertët shqiptarë kishin ngecur në plotësimin e skeleteve, në të paktën 2 prej 14 viktimat që pretendohet se u përkasin eshtrat e nxjerra, si dhe nuk është përcaktuar ende koha e ekzekutimit si dhe mosha e viktimave.

Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Besim Ymaj u shpreh optimist për Gazetën se, mbërritja e profesorit Chadly do të sjellë një kthesë në hetimet për eshtrat e gjetura në varrin masiv. “Procesi është në fazën përfundimtare të verifikimit në lidhje me parametrat fizikë dhe ndryshimet, për të përcaktuar kohën e ekzekutimit, seksin, si dhe për të zbardhur detaje për gjatësinë, moshën e peshën”, - ka thënë Ymaj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›