E Diel, 1 Nëntor 2026

Strasburg, takim për Shqipërinë në PE

Përgatitja e Komitetit

Delegacioni i Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor ka zhvilluar dje një mbledhje të posaçme për Shqipërinë, ku ka marrë pjesë ambasadorja e vendit tonë pranë BE-së, Mimoza Selimi. Takimi është zhvilluar pasdite në Strasburg dhe ka pasur si draft axhendë përgatitjen e mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit, i cili do të mbahet më 3 dhe 4 maj në Bruksel. Takimi i djeshëm ka qenë informal dhe për të nuk ka pasur asnjë deklaratë nga organizatorët. Megjithatë burime nga takimi bënë të ditur se është diskutuar drafti i Komisionit Europian, përkatësisht Drejtorisë së Zgjerimit mbi plotësimin e hapave të Shqipërisë drejt integrimit, një dokument i përgatitur nga qeveria shqiptare për zbatimin e kushteve për vizat, projektrezoluta e eurodeputetit grek, Nicholaos Chountis për situatën në Shqipëri dhe disa dokumente të tjera. Në dokumentin e Komisionit Europian theksohet se në katër aspekte të rëndësishme Shqipëria nuk ka arritur të zbatojë kriteret politike që janë kushtet bazë të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të integrimit për marrjen e statusit të vendit kandidat, por edhe liberalizimin e vizave.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›