Bedri Dani emërohet shef i sektorit të rendit
Bashkë me dy lëvizjet e dy ditëve më parë, edhe një tjetër oficer karriere në polici është transferuar në një tjetër detyrë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, drejtues Bedri Dani, deri dje shef i sektorit të emergjencave, koordinimit dhe sallave operative në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është emëruar shef i sektorit të rendit publik në Departamentin e Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky post mbahej nga drejtues Sadri Muçaj, i cili është emëruar drejtor i Drejtorisë së Policisë në Kukës. Ndërsa ish-drejtori i Policisë së Kukësit, Ali Elezi, është transferuar në funksionin e Danit, i sektorit të emergjencave, koordinimit dhe sallave operative në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë ditëve në vijim priten lëvizje të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por edhe në qarqet e tjera.
#