Socialistët vazhdojnë traditën enveriste të turpërimit të Shqipërisë

I ka rënë gurit e drurit Edi Rama që të mund të flitet për Shqipërinë në Këshillin e Evropës dhe pa dërguar asnjë deputet në parlament, ka vënë kujën se atij po i hahet haku. Pas Enver diktatorit, i cili shpalli se “shqiptarët bar hanë e s’i dorëzohen Evropës”, Edvini përsërit turpin e radhës, duke sponsorizuar një fushatë për njollosjen e imazhit të shqiptarëve, mjaft që ai të mund të mbijetojë në politikëAsambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ka lajmëruar dje zyrtarisht se ka ngrirë kredencialet e delegacionit shqiptar. Bllokimi i këtyre kredencialeve, në këtë mbledhje të parë të sesionit parlamentar dimëror, mësohet se do vazhdojë të paktën deri të enjten, ditë kur krahas miratimit të mundshëm ose jo të kësaj “ngrirje”, pritet edhe të diskutohet rezoluta për ecurinë e Shqipërisë.E parë normalisht nga jashtë, kjo “ngrirje”, nuk mund të mos motivohet me mungesën e mospërfaqësimit të opozitës shqiptare në delegacionin shqiptar, apo sikurse është shprehur zyrtarisht Këshilli i Europës, për atë se, “delegacioni shqiptar nuk përfaqëson vlerat e Europës”.Kjo është njëra anë...Por, ana tjetër, e parë tashmë nga brenda, nuk lë asnjë dyshim, qoftë edhe më të voglin, se është “opozita shqiptare që nuk përfaqëson vlerat e Europës”.Argumenti kryesor, pse në këtë “ngrirje” të përkohshme të kredencialeve të delegacionit shqiptar, nga ana e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, lidhet me faktin se socialistët shqiptarë, duke vazhduar traditën enveriste të turpërimit të Shqipërisë, bëjnë të tyrin etiketimin “opozita shqiptare që nuk përfaqëson vlerat e Europës”.Nuk ka si të ndodhë ndryshe, përderisa, Parlamenti shqiptar, jo vetëm që nuk e ka penguar opozitën të përfaqësohet në delegacionin e Këshillit të Europës, por, duke vazhduar t’i njohë opozitës anëtarin e saj Kastriot Islami (të cilin opozita nuk e mohon se nuk e ka si përfaqësues në këtë delegacion), por i ka shtuar listës së anëtarëve zëvendësues, edhe një tjetër anëtar, nga një që ka qenë legjislaturën e kaluar. Me pak fjalë, tashmë PS-ja ka në delegacionin e Këshillit të Europës, një anëtar dhe dy zëvendësues, nga një anëtar dhe një zëvendësues që ka pasur.Ndërsa, përballë këtyre fakteve, PS-ja nuk gjen arsye të kundërshtojë përfaqësimin e saj numerik, gjithsesi nuk heziton të bojkotojë edhe delegacionin shqiptar në Këshillin e Europës. Për pasojë, as Kastriot Islami dhe as dy zëvendësuesit e tij, nuk pranojnë të “përfaqësojnë vlerat e Europës”.Jo vetëm kaq, por, përkundër kësaj, ata zgjedhin të kënaqen dhe lumturohen, pse me refuzimin e tyre (jo përjashtimin), arritën më në fund, që në pragun e diskutimit dhe miratimit të rezolutës për Shqipërinë, në mbledhjen e parë të sesionit parlamentar dimëror të Asamblesë së Këshillit të Europës, të “ngrijnë” përkohësisht kredencialet e Shqipërisë, të paktën deri ditën e enjte dhe të zhvatin një gjysmë fjalie në një deklaratë modeste dhe rutinë të Këshillit të Europës se, “delegacioni shqiptar nuk përfaqëson vlerat e Europës”.Pas kësaj fraze, sikurse pritej, nxitoi të mos e fshehë kënaqësinë Arta Dade. Duke besuar se me këtë lajmërim të Këshillit të Europës, është dëmtuar imazhi i vendit, Arta Dade dje u bë zëdhënësja e të vetëkënaqurve që vërtetë besojnë se korrën fitoren e tyre të parë, duke imituar udhëheqësin e tyre shpirtëror, Enver Hoxhën, që mision të tijin kishte turpërimin e Shqipërisë, në sytë e botës, nëpërmjet palo-sloganeve, të tipit “do të jetojmë, punojmë e luftojmë si në rrethim”, apo, apo, edhe “bar do të hamë dhe parimet nuk i shkelim”.është, më shumë se e rëndë, kur dëgjon nga Arta dade, që merr nëpër gojë “imazhin e Shqipërisë”, pse Kastriot Islami dhe dy të tjerët deputetë të PS-së, nuk pranojnë të shkojnë në mbledhjen e sesionin parlamentar dimëror të Asamblesë së Këshillit të Europës.Pse nuk pranojnë...?Sepse, Edi Rama ende vazhdon të ushtrojë presion ndaj, Islamit, Dades e të tjerë deputetëve të PS-së, me pretekstin e hapjes së kutive.Në fakt, ndërsa deputetët e PS-së, të urdhëruar nga jodeputetët e PS-së Edi Rama, dhe jo të PS-së Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela apo Nard Ndoka, zgjedhin, që vetë të mos shkojnë në delegacionin shqiptar të Këshillit të Europës, dhe po vetë t’i qajnë hallin “imazhit të Shqipërisë”, nuk po bëjnë asgjë më shumë, nga çfarë bënë, fiks një vit më parë. Po, atëherë, jo për Ara Daden, por për Mimi Kodhelin, fati i “imazhit të Shqipërisë” në një ngrirje të mundshme të përkohshme të kredencialeve, varej, jo nga mosdashja e Kastriot Islamit për të marrë pjesë në delegacionin shqiptar, por nga zëvendësimi në këtë delegacion i ish-kryetarit Aleksandër Biberaj, me Ilir Rusmalin. E ky zëvendësim u krye dhe Shqipëria nuk u ndëshkua dhe nuk u dëmtua në imazh, sikurse pretendonte Mimi Kodheli një vit më parë dhe nuk ka pse të dëmtohet në imazh, pse një vit më pas pretendon jodeputeti Aleksandër Biberaj apo deputetja në tentativë Arta Dade......