Strategji fyerjesh

Seanca për Veriun ka provokuar një ballafaqim të fortë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të enjten, ku nuk kanë mundur fyerjet dhe akuzat, mes parlamentarëve, për krim të organizuar e korrupsion.
Të mbledhur për të votuar disa ligje, deputetët e kanë ndërruar rendin e ditës me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDD’së që të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në komunat veriore të vendit.
Por, kur filloi debati, atëherë zgjedhjet serbe as që u zunë në gojë, pasi që të gjithë u fokusuan në akuza të ndërsjella.
Gjithçka nisi kur në foltore doli Besa Gaxherri, deputete e LDD’së.
“Mos qeshni”, iu drejtua ajo deputetëve të shumicës.
“Ty Kryeministër po të shkelet sovraniteti i vendit, integriteti i vendit. Ty po të kontrollohen çdo ditë institucionet nga organet e rendit. Për çka jeni sot këtu? Mua do të më vinte turp të ulesha aty”, iu ka drejtua Gaxherri Kryeministrit Thaçi.
Kundërpërgjigja ka ardhur menjëherë nga deputeti i PDK’së, Rexhep Hoti.
“Ne kemi dosjet mbi të cilat flenë njerëzit kryesorë të opozitës dhe të cilët e bëjnë krimin më të madh ekonomik në Veri të Kosovës. Ne i kërkojmë EULEX’it t’i nxjerrë dosjet e krimeve ekonomike të shefave të opozitës”, ka akuzuar Hoti.
Deklaratat e deputetit të PDK’së i ka forcuar Kryeministri Hashim Thaçi.
“Do të ketë ballafaqim të të gjitha rasteve korruptive nga 10-15 qershori i vitit 1999 deri tani dhe të gjitha rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë këtu edhe vrasjet e pasqaruara të pasluftës që kanë ndodhur në Kosovë. Do të vazhdohet që institucionet e Kosovës, të rendit dhe ligjit, të jenë bartëse të kësaj lufte dhe EULEX të jetë lehtësues dhe mbështetës në luftimin dhe suksesin në këtë proces të ndjeshëm”, ka thënë Thaçi.
Si gjithnjë, në emër të AAK’së ka folur deputetja Donika Kadaj-Bujupi.
Ajo është marrë me SHIK’un.
“Përderisa keni shërbime kriminale të inteligjencës, të cilat brenda vitit inkasojnë qindra miliona euro në bashkëpunim me kriminelet serbë, ju nuk keni asnjë mandat, nuk keni fuqi dhe vullnet politik për të ndalur krimin në Veri”, ka akuzuar ajo.
Donika Kadaj-Bujupit iu ka bashkuar kolegia e saj, Melihate Tërmkolli.
Ajo ka përmendur Raportin e Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme amerikane, pjesën ku flet për SHIK’un.
“SHIK’u me PDK’në po i marrin qytetarëve më shumë se 200 milionë euro nga krimi dhe marifetet tjera bëhen nga zyrtarët e PDK’së. Këtë po e thotë Raporti i Komitetit të SHBA’ve”, ka thënë Tërmkolli.
Pas deklaratave të deputetes së AAK’së ka reaguar Gani Koci i PDK’së.
“Njeriu që ndiqet për kontrabandë në Veri i dërgon 100 mijë euro për ditëlindje Kryetarit tuaj, Ramush Haradinajt”, u ka thënë Koci deputetëve të AAK’së.
Duke i hedhur poshtë akuzat e Kocit, Deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj ka kërkuar që mos të shpifet.
“Këtë që e pohoni z. Koci duhet me i qëndru prapa. Duhet me i qëndru prapa këtyre fyerjeve dhe akuzave të pabaza”, ka thënë Selmanaj i AAK’së.
Përsëri në skenë ka dalë deputetja Tërmkolli dhe është kundërpërgjigjur me akuzat tjera për zyrtarët e PDK’së.
“E mori barrën e SHIK’ut mbi vete Koci. SHIK bashkë me PDK’në po mbledhin pare me korrupsion me krim të organizuar. Këtë nuk e kam thënë unë, por e kanë thënë ata”, ka akuzuar ajo.
Ajo nuk është ndalur me kaq.
“Kur Melihate Tërmkolli ka punuar për me i heq këto banda kriminale, ju keni shitur farmerka, por edhe keni vjedhur farmerka”, ka thënë Tërmkolli.
Veç kësaj, Gani Geci i LDD’së i ka mbështetur akuzat në drejtim të zyrtarëve qeveritarë.
“UDB’ja është e lidhur tërthorazi me SHIK’un. Njerëzit e SHIK`ut janë të lidhur për pare për naftë”, ka thënë Geci.
Në debat është përfshirë edhe kryesuesi i seancës, deputeti i LDK’së, Sabri Hamiti.
“Ai vend nuk ka qenë nën sovranitetin e Kosovës, as në kohën e UNMIK’ut as në këto dy vite që është shpallë e pavarur”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Eqrem Kryeziu i LDK’së ka thënë se askush nuk duhet të bëjë deklarata patriotike, pasi zgjedhjet serbe në veri nuk do të kenë legalitet.
“Secili fis ka drejtë me zgjedh pogllavicën e vet”, ka ironizuar Kryeziu.
Në krejt këtë situatë, Kryeministri Hashim Thaçi e ka ruajtur qetësinë.
Ai kërkoi nga ligjvënësit që nëse mendojnë se duhet që qeveria të ketë më shumë veprime në veri, atëherë të nxjerrin një vendim, i cili do të zbatohej menjëherë.
“Nëse Kuvendi mendon se qeveria duhet të jetë më e angazhuar në kuptimin e veprimeve që u dëgjuan këtu.... Merreni vendimin dhe unë do ta implementoj”, është zotuar ai.
Por, Kryeministri ka pranuar se gjendja në Veri nuk është e mirë.
“Gjendja në Veri nuk është për t’u krenuar as vendorët e as ndërkombëtarët”.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë ndërmarrjen e masave për ndalimin e organizimit të zgjedhjeve lokale dhe ushtrimit të veprimtarive të Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës, përfshirë, ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë pa lejen e institucioneve të Kosovës, dhe hartimin e planit aksional në koordinim me faktorët e tjerë relevantë për zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri. Legjislativi i vendit këtë qëndrim e ka marrë të enjten pas debatit parlamentar në lidhje me gjendjen në veri të Mitrovicës dhe paralajmërimin e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve ilegale në këtë pjesë të vendit.