Strategjia dhe diplomacia e imponuar
Fushata e Serbisë kundër pavarësimit të Kosovës është pritur që nga fillimi. Ankesat e vazhdueshme të Beogradit drejtuar institucioneve të ndryshme ndërkombëtare do të vazhdojnë edhe kur të pranohet Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ankesat dhe shantazhet nga më të ndryshmet do të jenë bukë e përditshme për shqiptarët. Madje, edhe sikur t’i mbajmë para duarsh serbët, që na kanë mbetur kolonë në Kosovë, ata sërish do të ankohen dhe sërish do t’i kenë figurantë turbullues një pjesë të tyre, sepse do t’u duhen vazhdimisht. Serbia është mësuar të ankohet, kështu që ankesat dhe shantazhet nuk do të jenë risi, nuk do të jetë as lajme për gazeta. Mund të jetë material a objekt studimi për debate psikologjike, sepse mendësia serbe ka filluar të sulmojë bashkësinë ndërkombëtare në çastin kur po kjo bashkësi filloi të shikonte gjërat më ndryshe, duke e riparë në masë të madhe qëndrimin e mëhershëm, kur serbët dhe Serbia shpërbleheshin për arsye të paarsye, ose që të ndëshkoheshin të tjerët, pra fqinjët e Serbisë, po ashtu jo me shumë arsye. Dhe mbi këtë bazë pastaj Serbia është katërfishuar me territore të huaja: iu dhanë territore shqiptare, gati gjysma e shtetit shqiptar, iu dhanë territore hungareze, një krahinë e tërë, ndër më të pëlleshmet dhe më të zhvilluarat në Evropë, pastaj më pak iu dhanë territore rumune e bullgare. Një shtet i vogël i kumbullave dhe i derrave u bë shteti më i madh në gadishull, që pastaj e mori dhe ia dhanë rolin e xhandarit. Këtë rol e luajti mizorisht. Kjo ishte një nga arsyet pse iu mor roli i xhandarit, sepse erdhën kohë të tjera dhe xhandari kriminel duhej t’i takonte historisë, ndërkaq, serbët e kanë të vështirë ta kuptojnë një fakt të këtillë se ata nuk janë më të mëparshmit, se ata e kanë mbaruar misionin e tyre.
A ka paralelizëm mes Kosovës Lindore dhe serbëve?
Mirëpo në vend se ne, por edhe bashkësia ndërkombëtare, të merremi me faktin se ende një pjesë e territoreve dhe e banorëve shqiptarë kanë mbetur nën Serbinë dhe se po (keq) trajtohen, ne e harrojmë këtë fakt dhe gjithë kohën merremi me faktin se a do të na pranojë apo jo Serbia, se a do të bëjë ankesa në këtë apo atë institucion ndërkombëtar etj. Kështu, edhe opozita, edhe pozita e ndjek me interesim reagimin e Serbisë për një problem a dukuri dhe cili do të jetë reagimi i Beogradit për problemin tjetër, thuajse ne nuk dimë të veprojmë në mënyrë të pavarur. Në këtë mënyrë ne harrojmë se jemi bërë shtet, se duhet të veprojmë pavarësisht nga shtetet e rajonit. Natyrisht duhet të përcjellim se çfarë bëjnë ata dhe si sillen, mirëpo ne do të duhej që më herët ta përgatisim strategjinë tonë, kështu që edhe kur të veprojë Serbia, ne tashmë duhet ta kemi përgjigjen e jo ta rishqyrtojmë situatën.
Është një krahinë tjetër e Kosovës – Presheva, Bujanovci e Medvegja, që ne e quajmë Kosovë Lindore, apo disa në aspektin strategjik Lugina e Preshevës, e cila është e okupuar nga Serbia dhe ku shqiptarët janë në pozitë të keqe, pra nën okupim. Ndërkaq, ne e kemi harruar fare këtë fakt. Madje, sa për kujtesë, shqiptarët e kësaj krahine bënë një luftë të shkurtër, dhanë viktima, iu kundërvunë një ushtrie shumëfish më të fortë, por fatkeqësisht nuk fituan gjë, sepse sërish mbetën në okupim. I bënë ca kompromise me ndërmjetësim ndërkombëtar, u bënë edhe disa garanci, mirëpo Serbia vazhdoi me avazin e vjetër: e shtyp këtë popullatë, e ka rrethuar me bedena ushtarake, e ka lëshuar lukuninë e xhandarëve të sertë mbi ta dhe nuk pran së bëri presion. Nga ky presion e dhunë fshatra të tëra janë shkretuar, sepse janë shpërngulur në Gjilan, Fushë-Kosovë apo gjetiu nëpër lokalitete të shtetit tonë të ri. Madje edhe tri qytetet kryesore janë rralluar nga shqiptarët. Për të fshehur gjurmët apo për të neutralizuar qëndrimin tonë, Beogradi e aktualizon dhe e riaktualizon veriun e Mitrovicës dhe e ka detyruar gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe diplomacinë shqiptare që të marrë pozicion mbrojtës kundrejt Mitrovicës, thuajse ata kanë të drejtë. Në këtë mënyrë, ne gjithë kohën flasim për veriun e Kosovës që po rrezikohet, po cenohet integriteti dhe pushteti, por nuk e themi se Beogradi na ka borxh, se për serbët e Kosovës duhet të bëjmë paralelizma etj.
Në mungesë të përvojës, në mungesë të njerëzve, besa edhe të ekipeve politike e diplomatike që nuk i kemi, fatkeqësisht, ne nuk po bëjmë politikë dhe diplomaci të pavarur, pa e pasur parasysh Serbinë dhe hapat e saj taktikë e strategjikë.
Marrëdhëniet ndërkombëtare, të rrahin një pikë!
Opozita dhe pozita kanë filluar një konfrontim të fuqishëm mediatik e parlamentar. Kjo është një formë e mirë e rrahjes së mendimit politik dhe e pasurimit të ideve e të mundësisë që të gjejnë një zgjidhje më të qëndrueshme afatshkurtër (njohja e pavarësisë nga sa më shumë vende) dhe afatgjatë (anëtarësimi i Kosovës në sa më shumë organizma ndërkombëtare) për të cilat kemi shumë nevojë. Në këtë mes sikur të donin dhe sikur të aspironin një zgjidhje sa më të mirë të një stagnimi real të vazhdimit të njohjes së pavarësisë së Kosovës, sigurisht që do të gjenin mundësi shumë më të mëdha se ç’i kanë. Në shtetet me traditë, politika ndërkombëtare e një shteti nuk ndryshon shumë, pavarësisht se kush është në pushtet dhe kush në opozitë. Të dyja partitë propagandojnë dhe agjitojnë për shtetin e tyre kur janë jashtë shtetit. Një gjë të këtillë do të duhej ta bënin edhe partitë tona politike dhe përfaqësuesit e tyre. Mirëpo, të mos rrëshqasin në gabimin që të veprojnë apo të propozojnë hapa e veprime pasi ta kenë marrë vesh se Serbia bëri këtë apo atë veprim. Ndryshe, gjithnjë do të jemi në margjina të politikës ndërkombëtare dhe në fillesat e diplomacisë.