Humbja e kujtesës; MSH: Nis studimi për numrin e të prekurve
Ministria e Shëndetësisë ka nisur studimin e frekuencës dhe gravitetit të sëmundjes së Alcajmer-it në vendin tonë, një sëmundje vdekjeprurëse që prek trurin. Sipas specialistëve, kjo sëmundje prek më tepër moshën e tretë, e cila përbën rreth 1/4 e popullsisë shqiptare, ndaj dhe frekuenca e saj, mendohet të jetë më pak më e vogël se në Evropë, ku mosha e tretë përbën rreth 1/3 e popullsisë.
Zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, tha se “ndonëse kjo sëmundje njihet në vendin tonë, nuk kemi një numër të saktë pacientësh, ndaj dhe kemi nisur studimin në fjalë mbi bazën e të cilit do të përgatisim dhe planin konkret të veprimit”.
Rreth 18 milionë njerëz në botë vuajnë nga Alcajmer-i, sëmundje që prek trurin, sulmon kujtesën, gjykimin dhe aftësinë e të menduarit, ndërsa nuk ekziston ende ndonjë mënyrë trajtimi për ndaljen e përparimit të saj.
Studime të shumta rreth Alcajmer-it tregojnë se ajo ndikohet shpesh nga mënyra e jetesës, karakteri, apo personaliteti. Sipas studiuesve, të menduarit vazhdimisht rreth problemeve personale, mund ta ulë rrezikun e prekjes prej Alcajmer-it, pasi të menduarit e vë trurin në punë. Gjithashtu, veprimtaritë fizike dhe mendore, ndihmojnë në pakësimin e arsyeve të zhvillimit të sëmundjes.
Studimet më të fundit shkencore botërore kanë treguar se dy barna, Dimenon dhe AL-108, mund të ndihmojnë në ngadalësimin e sëmundjes së Alcajmer-it. Por, për të parë plotësisht dobinë e tyre nevojiten prova të tjera, thonë shkencëtarët.
Dimebon doli fillimisht në Rusi disa vjet më parë dhe përdorej kundër alergjive. Pas disa studimeve, u vu re se ky ilaç ndihmonte pacientët me Alcajmer, duke penguar përparimin e sëmundjes për rreth 1 vit, ndryshe nga barnat e tjera, efekti i të cilave zgjaste veçse disa muaj.
Ilaçi tjetër, që shkencëtarët shpresojnë se mund t’u vijë në ndihmë të prekurve nga Alcajmer, AL-108, është përdorur për zhbllokimin e hundëve dhe lehtësimin e alergjive. Studimet dhe provat klinike kanë treguar se ky ilaç, ngadalëson përparimin e sëmundjes dhe madje, mund të përmirësojë kujtesën e pacientëve.
Megjithatë shkencëtarët ende nuk janë të sigurt dhe thonë se prova të tjera nevojiten me të dyja këto ilaçe: Dimenon dhe AL-108.