Me ndihmën e shtetit
Filozofia "Shteti nuk duhet të përzihet" është filozofi e të djeshmes. Uashingtoni kërkon tani të pengojë me një program ndihmash të mëdha shtetërore shpërbërjen e sistemit financiar. John McCain nuk është dakord. Qeveria amerikane është duke përgatitur një plan të përgjithshëm për të shpëtuar tregjet financiare, për të penguar shpërbërjen e sistemit të goditur financiar. Në qendër të planeve që ministri i financave Henri Paulson dhe Guvernatori i Bankës emetuese, Ben Bernanke, diskutoi të enjten më 18 shtator me presidentin amerikan Xhorxh Bush (George Bush) dhe me kryesinë e Kongresit, është marrja nga qeveria e kredive të papaguara dhe e letrave ilikuide me vlerë të institucioneve financiare. Kështu duhet shmangur bllokimi i përgjithshëm i kredive, e cila do i shkaktonte dëme edhe më të mëdha ekonomisë. Për të blerë këtë vlerë pasurish duhen dhënë gjysmë bilioni dollarësh. Ky plan duhet aprovuar edhe nga Kongresi. Kjo paketë krize është duke luajtur një rol edhe në fushatën elektorale amerikane.
"Pamja që prezantuat është shumë shqetësuese". Senatori Charles Schumer, demokrat nga Nju Jorku dhe ekspert financash, e tregoi kështu shkurt atë çka ndien të gjithë politikanët para kësaj fundjave. Ministri i Financave, Henry Paulson, njohës i Wall-Street-it, dhe Ben Bernanke, shef i Bankës Qendrore patën shpjeguar çfarë mund të ndodhë ende si pasojë e krizës financiare nëse nuk ndërmerret asgjë kundër, një valë falimentimesh, humbjesh masive të vendeve të punës, shpërbërjes së instituteve të investimeve, bankave dhe shoqërive të sigurimit, miliona amerikanë papritur pa pensione, çmime në rënie të pasurive të patundshme dhe kolaps të sektorit të kredive.
Republikanët, të gatshëm për intervenim të shtetit
Duke pasur parasysh këto parashikime të errëta, republikanët kanë marrë një kthesë prej 180 gradësh, ata që kanë qenë dikur kundër intervenimeve shtetërore, janë tani të gatshëm të japin dhe shpejt qindra miliardë para taksash për shpëtimin e sektorit të financave: Presidenti Bush: “Ne do ja dalim mbanë edhe kësaj sfide, të gjithë së bashku. Do ketë raste të tjera për të diskutuar për shkaqet e krizës, por tani na duhet të dalim prej saj”.
Natyrisht që kriza financiare dhe reaksionet e qeverisë luajnë një rol në fushatën elektorale amerikane. Por kandidati i republikanëve për President, John McCain, është kundër planit të shpëtimit të sektorit financiar, që kërkojnë të vënë tani në jetë shokët e tij të partisë. Kurse kandidati demokrat për President, Barack Obama, është pro tij: “Unë përkrah krejtësisht përpjekjet e ministrit Paulson dhe drejtorit të Bankës emetuese Bernanke, dhe për hir të shpirtit të përbashkët, të dy partitë duhet të bashkëpunojnë në Kongres për të gjetur një zgjidhje”.
Sido që të jetë vendimi i Kongresit, idetë e Obamës janë të qarta, aksionerët dhe drejtorët e institucioneve financiare në krizë nuk duhen ndihmuar nga aksioni i ndihmës, humbjet e tyre ata duhet t’i përballojnë vetë, sepse kur kohët kanë qenë të mira, ata kanë fituar shumë. Në vend të tyre qeveria duhet të kujdeset për viktimat e krizës së pasurive të patundshme. Megjithëse është fushatë elektorale, Obama nuk donte të prezantonte konceptin e tij si duhet të bëhet dalja nga kriza. Gjendja është shumë serioze, tha ai, ndaj duhen pritur një herë planet e qeverisë. Kurse kandidati tjetër, kundërshtar i tij, John McCain solli në tavolinë një koncept të detajuar. John McCain kundër planeve të qeverisë. Në një shfaqje të organizuar shpejt e shpejt ai doli para publikut dhe u përpoq të hidhte poshtë planet e qeverisë me propozimet e veta. Propozimet e tij kërkojnë t`i japë fund angazhimit të Bankës së Emetimeve në krizën financiare. Ai kritikoi aksionin e dhënies së 250 miliardë dollarëve bankave: “Banka e emetimeve duhet t’i kthehet biznesit për të cilin ekziston, të drejtojë nevojat tona për para dhe inflacionin. Ajo duhet t’i qëndrojë larg aksioneve të ndihmës. Banka e Emetimeve duhet të merret me rritjet e fuqisë blerëse të dollarit”.