550 bisedat e Irenës me të dashurin

03/02/2005 Njëra nga dëshmitë e bashkëshortit para se të kthehej në Shqipëri
Agim Musho, bashkëshorti i Irena Selit, në Gjermani disa ditë para se të kthehej në Shqipëri ka folur për gazetën, duke dhënë versionin e tij për ngjarjen, për zhdukjen e gruas. "Mendoj se e vërteta do të dalë në shesh, kjo ngatërresë e sajuar më së miri do të zbardhet"
E vërteta rreth zhdukjes së bashkëshortes suaj?
Jam fare i qetë. Mendoj se e vërteta do të dalë në shesh. Ajo që ka sajuar ish-kunati im dhe i dashuri i ish-gruas do të merret vesh.
Përse e thoni e këtë dhe ku mbështeteni në pretendimin tuaj?
Në do i kërkoja policisë që të verifikonte numrin e celularit 0682356173, të kontrollojnë bisedat e bëra më 16 dhjetor ditën e zhdukjes së Irenës. Ajo ka folur me të dashurin dhe të vëllanë. Prandaj them se kjo ishte e organizuar. Në 2003-shin ajo më ka kërkuar falje për lidhjen e saj jashtë martese dhe për hatër të familjes ne e lamë pas këtë histori.
Irena pranoi që të mbyllej kjo ngjarje?
Unë kam kontrolluar bisedat që ajo ka bërë me të dashurin nga datat 1 deri më 25 qershor. Janë të paktën 500 biseda të bëra mes tyre. Irena kishte tre numra telefoni.
Ku është Irena, sipas jush?
Jam i bindur se ajo ka ikur në Amerikë. Këtë ia ka thënë dhe djalit, se do të ikte.
Ju jeni nisur së bashku për në Shqipëri?
Po, ajo më mbushi mendjen që të udhëtoja më të për në Tiranë, që të kaloninm pasurinë në emër të djalit. I kishte thën dhe Brunos për këtë, duke i shpjeguar se marrim paatë dhe i japim ne lek babait që të jetojë pastaj. Por im bir nuk ka pranuar. Unë isha dakort se pasurinë për fëmijët e kam.
Si keni udhëtuar drejt Shqipërisë?
Jemi nisur pasdite nga Gjermnania. Kur bëmë gati rrobat ajo solli dhe një çantë jeshile që mua mu duk e dyshimtë. Udhëtuam dhe në Trieste u nisëm në katër të mëngjesit drejt Durrësit. Unë isha shumë i lodhur dhe u shtriva për të fjetur U zgjova në tetë të darkës vajta të pi një kafe. Aty ishin dhe disa të njohur. Ka qenë dhe një shofer i një ambasade shumë të njohur. Kam ndenjur deri në orën një të natës. U ktheva për të fjetur sërish.
Më tej?
Dolëm në orën dhjetë të mëngjesit bashkë me gruan dhe bëmë një xhiro në traget, pimë kafe. Kur po i afroheshim Durrësit i thashë Irenës, për çantën jeshile, se do ta hapim së bashku sapo të mbërijmë në Tiranë. Ajo nuk foli.
Keni hyrë së bashku në pikën e kalimit në portin e Durrësit?
Po. Kjo është e provuar , pasi kmei vulosur pasaportat, kjo është e shënuar në kompjuter dhe në regjistrat përkatës dhe dolëm të dy.
Ku shkuat?
Unë shkova të marr makinën dhe kur dola nuk e pashë Irenën. Kërkova rrotull, shkova te sheshi i taksive, të stacioni i autobuzave, te Ura Dajlanit, por nuk e pashë asgjëkundi.
Nuk i këkruar ndihmë policisë?
Jo. U ktheva në Tiranë dhe shkoba te motra ajo ka jetaur shumë me ne. E pyeta mos kishte ardhiur Irena por nuk dinte gjë, pasi ajo sishte kthyer.
I thashë motrës të ulte çantën jeshile nga makina dhe aty kam parë gjër atë shëmtuara që është mirë të mos i them
Denoncuat pastaj?
Jo kam denoncuar pas dy ditësh. Kam njoftuar dhe të vëllanë. Unë do të rregulloj disa punë dhe do të kthehem në Shqipëri.
Ju jeni pyetur nga prokuroria?
Jo nuk kam dëshmuar në prokurori, nuk më kanë thirrur. Do të kthehem në Shqipëri dhe do jem i gatshëm për policnë dhe prokurorinë derisa të zbardhet ngjarja