Strategjia e planifikimit hapësinor, objektivat e reja në urbanistikë
Në strategjinë e hartuar nga Ministria e Transporteve, në bashkëpunim me Zyrat e Urbanistikës, është hartuar ndryshimi i politikës për ndërhyrjet në hapësirat urbane dhe rurale. Politika e re parashikon një procedurë të re, e cila kërkon kushte për marrjen e lejeve për ndërtimin. Strategjia është përgatitur të kuadër të njëjtë me ligjin për legalizimin, kthimin e pronës private, zhvillimin e ndërtimit, transportit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve. Objektivat e strategjisë së re përcaktojnë se lejet e ndërtimit do të jepen në bazë të kërkesave të reja në urbanistikë si dhe përcaktimet e objektit, përmbajtjes, instrumenteve themelore të sistemit hapësinor, përcaktimin e procedurave për miratimin dhe zbatimin e planifikimit hapësinor si dhe vendosjen se kush ka përgjegjësi dhe kompetenca për secilin aspekt të procesit.
15 Mars 2008