Nje jave kohe neser shperndahet formulari A2
Formulari A2 i cili përcakton dhe kandidatët fitues në universitete do të fillojë të shpërndahet nesër. Autoritetet e arsimit bëjnë publike për “AS” të gjitha detajet dhe udhëzimin më të fundit të këtij dikasteri, rreth plotësimit të afatit të këtij formulari. Maturantët do të kenë afat rreth 1 javë për të renditur dhjetë degët e tyre të preferuara.
“Sot përfundon personalizimi i formularëve dhe nesër fillon shpërndarja në drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore rajonale. Dorëzimi nga ana e maturantëve nëpër shkolla do të bëhet më datë 28. Askush nuk ka të drejtë t’i ushtrojë presion maturantëve për dorëzim për dy apo tre ditë. Kanë shtatë ditë në dispozicion. Çdo maturant, në mënyrë absolute nuk është e lejueshme që të marrë formularin origjinal, por fotokopjen e tij sepse formularët origjinalë administrohen nga shkolla”-tha Arben Fagu, Drejtor i Agjencisë së Pranimeve.
Rezultatet e formularit A2 , do të dalin në bazë të lexuesit optikë. Nëse të rinjtë do të kenë pakënaqësi rreth pikëve të tyre , ata mund të plotësojnë formularin e ankësës për korrigjimin pranë shkollave të tyre. Arsimitarët thonë se këtë vit, për herë të parë ata do të kenë gjatë vlerësimit të formularëve edhe mesataret e nxënësve, për të shmangur çdo lloj pasaktësie në rezultate.
Edlira Sulejmani