400 mijë lekë kush s´deklaron biznesin
19/02/2005 Gjobat dhe masat disiplinore
Për mosvetëdeklarim funksionari do të gjobitet me
5 000 deri në 10 000 lekë
Për moslëshim autorizimi për kontroll të të dhënave, gjoba është nga
10 000 deri 20 000 lekë
Për mosdeklarimin periodik në afatet e caktuara, gjoba shkon nga
20 000 deri në 30 000 lekë
Ndëshkimi i informatorit që ka denoncuar faktet e një konflikti interesi, gjobitet me
10 000 deri në 200 000 lekë
Kur nuk hiqet dorë nga një biznes apo anëtarësim në shoqata, që janë në konflikt me detyrën, gjoba është 100 000 deri në 200 000 lekë
Kur një funksionar ka marrë një vendim në favor të interesit të biznesit të tij, apo të një veprimi në interes të tij, gjoba është
200 000 deri në 400 000 lekë.
Personat që e kanë lejuar apo që nuk e kanë ndaluar konfliktin e interesit, gjoba është
200 000 deri në 400 000 lekë
Kur inspektoriati i ulët nuk i jep në kohë të dhënat, ai gjobitet nga
20 000 deri në 30 000 lekë
Qeveria i kërkon funksionarëve të deklarojnë të gjitha rastet e konfliktit të interesit, kundërshtimi ndëshkohet
Dhuratat duhet t'i bëhen të ditur eprorit në detyrë dhe duhet të zbardhet vlera
Qeveria ka miratuar vendosjen e gjobës dhe ndjekje penale, si masa ndëshkuese për funksionarët që përdorin pushtetin në favor të biznesit të tyre privat. Sipas projektigjit të miratuar dje, do të jetë Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që do të kontrollojë zbatimin e këtij propozimi. Vendimi i qeverisë mbështetet në vetëdeklarimin e pushtetarëve për bizneset e tyre private. Pasi të paraqiten të dhënat do të nisë kontrolli i veprimtarisë së një personi që mund të jetë në konflikt interesi.
"Identifikimi dhe regjistrimi i konfliktit të interesit, i përmbahen parimit të vetëdeklarimit paraprak nga çdo zyrtar, i çdo interesi privat që mund të përbëjë shkak për shfaqjen e një konflikti interesash", thuhet në vendimin e qeverisë.
Vendimi
Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Aldrin Dalipi, projektligji do të sjellë një vendimmarrje të paanshme dhe transparente në interes të publikut dhe forcimin e besimit të tij në institucionet publike. Ndërsa drafti sqaron përfundimisht përcaktimin dhe klasifikimin e interesave private të zyrtarëve, detyrimin, standardet dhe procedurat për deklarimin e interesave, si ato të lidhura me çdo rast të veçantë në vendimmarrje, ashtu dhe deklarimin e përvitshëm. Projektligji parashikon ndalimin e "rasteve të lidhjes së kontratave ndërmjet institucioneve shtetërore dhe personave privatë, krijimit të të ardhurave ose përfitimeve për shkak të funksionit zyrtar". Në vendimin e qeverisë është parashikuar që një vendim i marrë nga një funksionar, që ka konflikt interesi, nuk do të cilësohet i ligjshëm dhe shfuqizohet menjëherë. Sipas Dalipit, projektligji gjen zbatim në çdo fushë të vendimmarrjes publike dhe vepron mbi çdo zyrtar që kryen detyra dhe ka përgjegjësi në vendimmarrje.
Bashkëpunimi
Për hartimin e projektligjit ka punuar prej më shumë se një vit një grup pune, i ngritur me urdhër të Kryeministrit, me specialistë të ministrive, institucioneve qendrore të pavarura dhe Koalicionit Shqiptar Kundër Korrupsionit, përfaqësuar nga Instituti i Studimeve Bashkëkohore. Drafti është konsultuar gjerësisht me aktorë të ndryshëm të interesit, me ekspertë të Organizatës Evropiane për Koordinim dhe Zhvillim (OECD), Këshillit të Evropës, USAID-it, si dhe me ekspertë shqiptarë. Ndërkohë, për hartimin e një ligji të tillë në disa vende si Kroaci, Sllovaki janë dashur më shumë se dy vjet apo më tepër, si në Itali, për përgatitjen deri në procesin e vendimmarrjes të një projektligji të tillë.
Kryeministri dhe ministrat
Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministri dhe zëvendësministri nuk mund të jenë drejtues ose anëtar i organizatave fitimprurëse dhe jo fitimprurëse. Nuk mund të ushtrojnë veprimtari private që krijon të ardhura në formën e personit fizik ortakërisë si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit kontabël. Mund të zotërojë në mënyrë aktive aksione vetëm të një shoqërie tregtare, vetëm në përputhje me disa kushte. Në këto raste lejohet pjesëmarrja në aksione kur shoqëria ka krijuar të ardhura bruto deri në 25 milionë lekë. Kur të ardhurat bruto janë nga 25 milionë deri në 50 milionë lekë zyrtari mund të ketë vetëm deri në 50 për qind të aksioneve. Kur të ardhurat e shoqërisë janë nga 50 deri në 100 milionë lekë zyrtari mund të ketë deri në 25 për qind të aksioneve. Në asnjë rast, zyrtari nuk mund të zotërojë në mënyrë aktive asnjë aksion të një shoqërie tregtare me pozitë dominuese në treg
Deputetët
Parlamentari nuk mund të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse. Nuk mund të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik, të ortakërisë së çdo forme si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, të ekspertit të liçensuar si dhe të konsulentit, agjentit ose përfaqësuesit të organizatave fitimrurëse ose jo fitimprurëse dhe nuk mund të jetë i punësuar në një punë të dytë me kohë të plotë. Deputetët nuk mund të zotërojnë në mënyrë aktive asnjë aksion, ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare në rast se ajo rezulton se ka pozitë dominuese në treg. Në të gjitha rastet, deputetët duhet të deklarojnë të dhënat e tyre për posedim të aksioneve në deklarimin e pasurisë. Ndërsa do të jetë Inspektoriati i Përgjithshëm i Kontrollit të Pasurive që do të verifikojë nëse të dhënat janë të vërteta.
Kryetari i Bashkisë dhe Komunës
Krerëve të Pushtetit Vendor nuk mund të jenë anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse, që janë në aktivitet brenda juridiksionit të zyrtarit. Nuk mund të ushtrojë veprimtari që krijon të ardhura në formën e personit fizik dhe të ortakërisë në çdo formë. Nuk mund të ushtrojë në mënyrë aktive asnjë aksion apo pjesë në kapital në një shoqëri tregtare që krijon të ardhura vjetore bruto mbi 10 milionë lekë dhe aktiviteti i së cilës përputhet me sferën e juridiksionit të kryetarit dhe të kompetencës së tij për të vepruar me akte individuale apo normative, të nxjerra nga ai ose kur kryetari ka rol thelbësor në nxjerrjen e akteve, që krijojnë pasoja juridike apo përfitime për shoqërinë përkatëse. Këshilli bashkiak apo i komunës miratojnë akte nënligjore që vënë nën kontroll konfliktin e interesave, sipas përcaktimeve të bëra në ligjin e sapomiratuar nga qeveria. Këshillat miratojnë akte kufizuese dhe për personat e tjerë të lidhur me Pushtetin Vendor.