E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drafti i LSI në Parlament

19/02/2005  Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur disa muaj më parë një projektligj për konfliktin e interesave, që parashikon shmangien e funksionarëve që përdorin pushtetin e tyre për interesa private. Masa më e lartë ndëshkuese do të jetë deri në 400 mijë lekë. Drafti ka nisur të diskutohet një javë më parë në parlament, por Komisioni i Ligjeve ka kërkuar shtyrjen e tij, pasi dhe prej qeverisë është duke u përgatitur një draft i tillë. Anëtarët e komisionit kanë kërkuar që të dy propozimet të diskutohen paralelisht. Megjithatë është bërë e ditur se ditën e hënë përfaqësuesit e Qeverisë do të paraqesin në Kuvend variantin e tyre. Ndërsa ditën e martë në Komisionin e Ligjeve do të jetë dhe ministri i Shtetit, Marko Bello, i cili do të mbrojë variantin e qeverisë. Nga Ekzekutivi është theksuar se projektligji për konfliktin e interesave është një draft tepër i rëndësishëm ndaj kërkohet bashkëpunimi i sa më shumë forcave politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›