Parlamenti cakton çmimin e tokës, pronat në 10 vjet

29/04/2005 Tokat truall urban vlerësohen 606 euro metri katror, tokat bujqësors 1-5 euro metri katror
Vetëm pas disa muajsh do të fillojë kompensimi i tokave për ish-pronarët
Vendosen përfundimisht çmimet e tokave në Shqipëri. Këto çmime variojnë për tokat truall deri në 606 euro për metër katror, tokat në zonat bregdetare çmimi shkon deri në 208 euro metri katror, tokat bujqësore variojnë nga 1 deri në 5 euro metri katror, ndërsa tokat kontinentale do të vlerësohen me 20 euro metri katror. Këto çmime të përcaktuar në metodikë tashmë kanë marrë dhe miratimin nga Kuvendi dhe janë çmimet ekstreme që do të kapë vlera e tokës. Deputetët kanë votuar variantin e pranuar nga Komisioni i Ekonomisë, i cili përcakton çmimit të tokës në procesin e kompensimit. Ndërkohë që i njëjti çmim synohet që të përdoret dhe për legalizimin e banesave në zonët informale. Miratimi i metodikës, e cila përcakton dhe çmimin e tokës, i ka hapur rrugë procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës ish-pronarëve. Në këtë mënyrë, çmimi i tokës truall nuk do të jetë më i lartë se 606 euro. Ndërkohë që nuk lejohet kthimi fizik nën 1000 metra katror në truall në qytete dhe nën 500 metra katror në truallin turistik. Kompensimi, sipas ligjit, lejohet në të gjitha hapësirat pa kufizim, ndaj nuk duhet të ketë vlera minimale. Ndërsa për sa i përket, çështjes së pas kthimit nën këto vlera do të ngrihen kioska, deputetët u shprehën se është rregullorja e urbanistikës dhe ligji mbi ndërtimet që nuk i lejon këto.
Referenca
Brenda disa muajve do të fillojë dhe procesi i kompensimit të tokave. Aktualisht komiteti shtetëror i kthimit dhe kompensimit të pronave po bën një studim konkret, ku do të përcaktohen të gjitha llojet e tokave, duke marrë në konsideratë rentën diferenciale të parë dhe të dytë, pjellorinë e tokës, largësinë nga tregu, infrastrukturën rrugore, produktivitetin etj., për të përcaktuar më pas dhe çmimin për çdo sipërfaqe. Në rastet që disa nga këto elementë do t'i mungojnë sipërfaqeve të tokës që do të jetë larg qendrës urbane, nuk ka furnizim me energji, me ujë, çmimi i tokave do të vijë duke u reduktuar. Aktualisht, në vend po vazhdon kthimi fizik i pronave, duke studiuar të gjithat tokat që janë të lira për t'i kthyer direkt tek ish-pronarët. Fillimisht, puna do të nisë me kthimin e tokave që kanë mbetur të lira. Megjithatë, për të kërkuar tokën, pronarët duhet të paraqesin të gjitha dokumentet e parashikuar në vendimin e marrë një muaj më parë. Gjithashtu, kërkuesit duhet të plotësojnë tri formularët përkatës, për të arritur në marrjen e së drejtës për kompensimin.
Procedurat
Pronarët duhet të paraqesin në komisionet vendore dokumentet, që vërtetojnë pronësinë e subjektit si dhe pozicionin gjeografik të pronës. Në këtë rast mund të paraqitet një vërtetim pronësie i lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave, ose një dokument kadastral. Një plus për pronarin do të ishte dhe një dokument për aktin e shpronësimit. Ndërsa si fakt shtesë do të kërkohet planvendosje e vjetër e pronës, nëse ka, që mund të sigurohet nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Bashkëngjitur me të do të kërkohet dhe dokument hartografik aktual. Për të njohur të drejtën e pronës, do të nevojitet akti i trashëgimisë, prokurë e posaçme në rastin e përfaqësimit të pasardhësve, dokument identifikimi i subjektit të shpronësuar apo përfaqësuesit me prokurë të posaçme. Sipas rregullores, vetëm pasi komiteti të ketë marrë vendim për kompensimin e një pronari, atëherë do të kërkohet dhe mënyra që preferojnë për t'u kompensuar. Kjo fazë parashikohet vetëm kur tokat janë të zëna.
Sino: Brenda 10 viteve zgjidhet çështja e pronave
Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Sokrat Sino, është shprehur për “Metropol” se “me miratimin e metodologjisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, janë miratuar dhe ato çmime, që janë përcaktuar nga komiteti disa muaj më parë, që variojnë çmimin e tokës bujqësore nga 1 deri në 5 euro për metër katror, për tokën truall, çmimi varion nga 76 deri në 606 euro për metër katror dhe për tokën truall në bregdet 40 deri në 200 euro për metër katror“. Ndërkohë, pas miratimit nga Kuvendi, Sina tha se “me vjen mirë që parlamenti i vlerësoi objektivisht këtë produkt të komitetit për arsyen e thjeshtë se i hap rrugë një zgjedhjeje të thjeshtë të këtij problemi kaq delikat, siç është çështja e pronave. Ndërkohë që ligji është i shprehur shumë qartë dhe për të gjitha vërejtjet që dolën nga opozita dhe është shtesa që mendohej t'i bëhej metodikës është e panevojshme”. Tashmë, sipas Sinaj, të gjitha komisionet vendore të kthimt dhe kompensimit të pronave do të fillojnë punën, duke zbatuar ligjin dhe procedurat që përcakton Metodika dhe brenda 10 viteve siç e përcakton dhe ligji procesi do të mbarojë. Ndërkohë që këto komisione, për kryetarin e Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i duhet të punojnë në kushte skandaloze dhe me arkiva në kushte katastrofale.
Kompesimi finaciar i pronave kushton 6 miliard euro
Metodika e hartuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është një studim i mirëfilltë shkencor që, në vija të përgjithshme, i përgjigjet realitetit shqiptar të çmimeve të tregut, qoftë për tokën bujqësore, qoftë për trojet apo dhe ndërtesat. Është një fakt që tregu i tokës bujqësore në Shqipëri nuk ekziston. Praktikisht, nuk ka një bursë toke, nuk ka as një treg të shitblerjes së tokës, si rezultat nuk mund të ketë dhe një tregues real të çmimit të tokës bujqësore. E njëtja situatë është edhe për çmimet e trojeve në qytete, apo të ndërtesave. Metodika e hartuar në bazë të koeficientëve përkatës i përafrohet më shumë vlerës reale të tregut, dhe nëse do të nxjerrim konkluzion çmimi i përcaktuar nga metodika dhe ai i tregut janë të përafërta. Problemi themelor qëndron në faktin se kjo metodikë, duke u zbatuar krijon mundësi që të vlerësohet qoftë ajo pronë që do të kompensohet, qoftë ajo pronë që do të përdoret për kompensim. Janë rreth 60 mijë hektarë tokë bujqësore, që kërkohet të kompensohet dhe rreth 4 mijë hektarë troje, që kërkojnë kthim apo kompensim të trojeve, nëse të dy këto pasuri të paluajtshme do të vlerësohen sipas llogaritjeve të bëra në metodikë, rezulton se për tokën bujqësore do të nevojiten 2 miliardë euro, ndërsa për trojet nevojiten rreth 4 miliardë euro, duke marë parasysh një çmim rreth 100 euro për metër katror për trojet dhe rreth 3 euro për tokën bujqësore. Kështu, në total nevojiten 6 miliardë euro, që duke iu referuar buxhetit të shtetit, që kjo vlerë të kompensohet në para do të duheshn jo më pak se 3000 vjet për të kryer procesin. Kështu, me ligjin e miratuar dhe me metodikën e miratuar, kthimi i pronarve për ish pronarët nuk do të realizohet kurrë. E vetmja mundësi ngelet kompensimi fizik i tokave, por nuk ekziston vullneti për të kryer këtë proces.
Vetëm 70 deputetë votojnë pronat
Kuvendi plotëson kuadrin ligjor për kthimin dhe kompensimin e pronave
Metodika e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave është miratuar me votim të 70 deputetëve. Duke iu referuar Kushtetutës së Shqipërisë, “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar”, dje kjo gjë ka kaluar pa rënë në sy kryetarit të parlamentit, por njëkohësisht dhe parlamentarëve, të cilët në jo rrallë raste kanë kthyer ligje të rëndësishme, për shkak të mungesës së deputetëve për votim. Sipas kryetarit të parlamentit, Servet Pëllumbi, “edhe pse metodikën e votuan vetëm 70 deputetë, kur është bërë votimi për prezencën në sallë kanë qenë më shumë se 100 deputetë. Këtu nuk ka asgjë të parregullt”. Të njëjtën gjë konfirmojnë dhe përfaqësues të opozitës, të cilët shprehen se votimi i metodikës ka qenë i rregullt, pasi në sallë kanë qenë më shumë se 80 deputetë. Sipas tyre, nuk është shkelje, pasi deputetët mund të rrinë në sallë dhe nuk mund të votojnë. Gjithsesi, Kushtetuta e ka të shprehur shumë qartë se Kuvendi miraton projektligjet dhe aktet e ndryshme vetëm me prezencën e 71 deputetëve në votim. Ndërkohë që gjatë seancës së djeshme plenare, para miratimit të metodikës u miratuan një sërë projektligjesh, të cilat morën mbi 80 vota nga parlamentarët. Pjesëmarrja në votimin për miratimin e metodikës së kthimit dhe kompensimit të pronave duket se nuk mund të cilësohet një lapsus teknik i radhës, i cili të justifikohet më vonë.
LZHK, PR kundër Metodikës
Me votat e pozitës dhe opozitës, parlamenti miratoi metodologjinë e kthimit të pronave, e cila përcakton dhe çmimin e tokës për komensimin e ish-pronarëve. Me 57 vota pro, 6 kundër dhe 7 abstenime, parlamenti i ka dhënë fund kështu debatit nëpër komisionet parlamentare. Deputetët Ejup Tabaku, Neritan Alibali, Fatmir Mediu, Luan Malltezi, Aleksandër Garuli dhe Zydih Pepa kanë votuar kundër metodologjisë. Edhe në seancën e djeshme, metodika ka kaluar me debate, ku deputetë të grupit të djathtë kanë kundërshtuar metodikën, duke e cilësuar si një metodikë të karakterit më tepër shkencor sesa praktik, për situatën në të cilën ndodhet vendi. Kundërshtime kanë ardhur dhe nga deputetë të Partisë Socialiste, ku Zyhdi Pepa, tha se metodika në thelb është tepër evazive dhe nuk zgjidh çështjen e pronave. Vetë hartuesit e kësaj metodike pretendojnë se zbatimi i të gjitha çështjeve, që parashtron metodika do të zgjedhë problemin kaq të madh të pronave në Shqipëri të paktën brenda 10 viteve, ose diçka më shumë. Vërejtjet themelore u bënë nga deputeti i PD, Fatos Beja dhe ai i LZHK-së, Maksim Begeja. Beja kërkoi që metodika të zbatohet aty ku nuk ka treg toke dhe po ashtu saktësoi se në ligjin për kthim-kompensimin e pronës të përcaktohet vlera e tregut, ndërsa në metodikë jo. Kjo gjë u hodh poshtë me votim.
Debati
Demokrati Ridvan Bode ka kërkuar që të përcaktimin e çmimit të pronës sipas vlerës së saj në çdo zonë të vendit dhe jo përmes koeficientëve, pasi, sipas tij, kjo do t'u shërbejë pazareve për çmimin e tokës. ”Metodika e paraqitur nuk evidenton vlerën e tregut dhe aq më pak vlerën e tregut në momentin e kompensimit, përkundrazi përbën një metodikë abuzive të papërcaktuar, të ngritur mbi një bazament teorik, që nuk qëndron dhe që do ta shndërronte këtë proces në një pazar shumë të madh midis administratës. komisioneve dhe pretenduesve për të marrë kompensimin e tyre në vlerë monetare, apo në vlerë materiale, në një nga format e paraqitura nga ligji që kemi miratuar tashmë”. Gjithashtu, Bode ka vënë theksin se “për sa i takon trojeve, nuk ka nevojë për një metodikë të stërholluar dhe me koeficientë, sepse çmimi i tregut në troje ekziston tashmë dhe ne nuk mund të marrim përsipër të rivlerësojmë një gjë që tashmë ekziston. Shitblerja e trojeve ekziston, shitblerja e tokës bujqësore nuk ekziston. Këto janë elementët dhe ta bëjnë funksionale këtë metodikë, përndryshe ne do të bëjmë thjesht propagandë, dhe pastaj do t'ua lëmë ekzekutuesve të ligjit të bëjnë pazarin e fundit në momentin e kthimit dhe kompensimit të pronave”, tha Bode. Më i ashpër në deklaratë ka qenë kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka deklaruar se kjo metodikë është joproduktive dhe nuk e zgjidh çështjen e pronës në vend. Sipas tij, "nuk është kjo mënyra për të zgjidhur çështjen e pronës private. Eshtë fare e qartë se kjo metodikë nuk mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes se pronave, pasi metodika është joproduktive”, tha Mediu.