“Fëmijët shumë arsye për t’u vetëvrarë...“

29/04/2005 Psikologu Edmond Dragoti shpjegon fenomenet e vetëvrasjeve të minorenëve
TIRANË - Pedagogu i psikologjisë, profesor Edmond Dragoti, i kontaktuar me telefon, thotë se ka shumë arsye që një femijë të shkojë drejt vetëvrasjes, por ende nuk është i bindur se minorenët vetëvriten për shkak të bindjeve apo ideologjive ekstreme. Megjithatë, sipas tij, tashmë në Shqipëri vetëvrasjet duhen parë dhe studiuar rast pas rasti, pasi duhet të arrihet një edukim publik për të ndikuar në parandalimin e këtij fenomeni.
Zoti Dragoti, rasti më i fundit është vetëvrasja e një djali 13 vjeç, në Fier, i cili frekuentonte sektin fetar të “Jehovait“. Mendoni se ky mund të jetë shkaku kryesor i vetëvrasjes?
E kam thënë dhe më parë, se një fëmijë 11 deri në 13 vjeç është e vështirë që të marrë vendime të tilla. Vetëm një ndjekës i ideologjive ekstreme, si ato naziste, apo komuniste, mund të ndërmarrë një akt të tillë.
Atëherë mendoni se nuk ka lidhje midis aktit dhe mesazheve nëpërmjet librave fetare?
Fëmijë të këtyre moshave janë lehtësisht të manipulueshëm dhe me ta mund të abuzohet deri në shkallën e vetëvrasjes. Vendime të tilla kanë nxitje.
Një rast i tillë duhet parë si i ndarë?
Duhet parë si i ndarë nga manipulimi që mund t’i jetë bërë, por i lidhur me karakterin e mbyllur, e të rezervuar, gjithmonë të gatshëm për të dhënë më të mirën. Karakteri që mund të ketë patur minoreni është orientuar drejt depresionit. I ndjeshëm ndaj realitetit dhe i orientuar drejt vetëvrasjes. Ndalesat familjare për të kryer një veprim apo akt, janë vetëm sebepe dhe ai rastin konkret e shikon të lidhur vetëm me karakterin dhe me orientimin fetar. Kjo moshë ka akoma atë që quhet “tru i bardhë” dhe mund të manipulohet dhe të preket shumë shpejt.
Linda Spahiu
“Fëmijës mund t’i kenë munguar modelet në familje dhe shkollë”
Rastet e shpeshta tashmë të vetëvrasjeve janë cilësuar nga specialistët, si një deviancë nga tiparet e moshës dhe si të ndikuara totalisht nga ambienti. Pas ngjarjes së parë të rëndë, ku u vetëvar 11-vjeçarja Esmeralda Cene, mjekja pediatre Linda Spahiu, sqaroi me detaje se çfarë ndodh në psikikën e një fëmije 11-vjeçar. Sipas Spahisë, vetëvrasja e një minoreni duhej parë si e lidhur me ndikimin e dobët ndoshta të familjes dhe shkollës. “Deri në moshën 12-vjeçare, vazhdojnë të kenë lidhje shumë të forta më familjen dhe mësuesit, ku gjejnë dhe modelet e tyre. Pas moshës 12 vjeç, grupi bëhet lider për fëmijët, e një fëmijë 11 vjeç është e dyshimtë që të përfshihet në grumbullime të rriturish, pasi në atë moshë nuk mund të luajë rolin e protagonistit jashtë familjes”, ka thënë mjekja Spahia.
Reagojnë “Dëshmitarët e Jehovait“
“Vironi nuk frekuentonte sektin tonë“
TIRANË- “Dëshimtarët e Jehovait“ mohojnë lidhjet e djaloshit të vetëvarur nga Libofsha e Fierit me këtë sekt fetar. Nëpërmjet deklaratës së vetme për shtyp, pas akuzave të drejtuara këtij sekti, ata kanë reaguar, duke bërë të ditur se 13-vjeçari Viron Dhani nuk ka lidhje me organizatën e tyre. "Hedhim poshtë në mënyrë kategorike lajmet e botuara në gazeta dhe të transmetuara në disa televizione, sipas të cilave vetëvrasja e 13—vjeçarit Dhani mund të jetë ndikuar nga literatura e botuar nga organizata jonë. Duam të bëjmë me dije se Vironi nuk kishte asnjë lloj lidhje me “Dëshmitarët e Jehovait“ dhe aq më pak të ishte një frekuentues i rregullt i besimit tonë", thuhet në njoftimin për shtyp. Pasi ngushëllojnë të afërmit e Vironit, krerët e kësaj organizate bëjnë një panoramë të këtij sekti, ku thohet se "botimet tona janë të mirënjohura nga lexues të 300 gjuhëve në të gjithë globin. Vetëvrasja është plotësisht në kundërshtim me parimet e ’Dëshmitarëve të Jehovait’ kudo në Botë dhe literatura jonë nxit respektin më të thellë për jetën, si një dhuratë e shtrenjtë të bërë nga Krijuesi ynë". Ndërkaq, janë numëruar mbi 5 raste vetëvrasjesh, të vërtetuara edhe nga policia, në të cilat viktimat ishin frekuentues të këtij sekti.
Precedentët
12 shkurt 2005
FIER - Një 11-vjeçare është vetëvarur, duke i dhënë fund jetës së saj. Esmeralda Cene, nxënëse në klasën e V-të në shkollën 9-vjeçare “Jani Baalli”, u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë, e varur me shallin e saj.
16 shkurt 2005
TIRANË – Johana Rajdho, 11 vjeçe, nxënëse e klasës së V-të në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”. Ditën e vetëvrasjes, Johana, ishte kthyer nga shkolla e mërzitur për shkak të një note katër që kishte marrë në një provim.
20 shkurt 2005
POGRADEC – Në haurin e shtëpisë var veten Erila Elezi, 13 vjeçe, nxënëse e klasës së VII-të të shkollës 9-vjeçare të fshatit Velçan të zonës së Mokrës. Sipas familjarëve, mësohet se ajo ishte grindur me vëllanë e saj.
23 shkur 2005
PATOS – Nxënësi i klasës së VIII, të shkollës 9-vjeçare “Meleq Gostinishti”, në Patos, Endrit Goxhaj është vetëhelmuar me gjysmë kokërr fostoksine, të cilën e piu pas një basti që kishte vënë me shokët.
12 prill 2005
LUSHNJE – Donald Çela, 12-vjeçari nga fshati Sfolat i rrethit të Lushnjës, u gjet i vetëvarur në një pemë pranë kasolles së tyre. Të afërmit e familjarët e viktimës mohuan vetëvarjen, duke e cilësuar ngjarjen si aksidentale.
22 prill 2005
FIER – Var veten në portën e shtëpisë, Miton Zaka, pas gjashtë katrave në lëndën e fizikës, nxënësi i klasës së VIII të shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa”. Ngjarja ndodhi në Lagjen “Sheq i madh” në periferi të Fierit.
26 prill 2005
FIER – Viron Dhani, një 13-vjeçar, nxënës i kasës së VI, var veten në kasollen pranë shtëpisë së tij, në fshatin Ndërnënas, komuna Libofshë, e rrethit të Fierit. Në xhepa policia i gjeti disa fletë me shënime fetare.