E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 101 milione USD false

/ /

Per here te pare ne Shqiperi eshte bere bllokimi i 101 milione dollareve te gjitha te falsifikuara dhe ne kartemonedha qe nuk jane nxjerre ndonjehere ne qarkullim as ne vendin ku lindi dollari ne SHBA. Policia e Durresit pas hetimeve per vepren penale te venies ne qarkullim te kartemonedhave te falsifikuara realizoi operacionin eku 1 milion duke vene ne pranga ne kushtet e flagrances 2 shkodrane dhe 3 shqiptaro-maqedonas. Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se shqiptaret jane pronaret e dollareve fals te cilet donin ti shisnin me qellim perfitimi ne shuma te konsiderueshme. Operacioni eshte finalizuar nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore Task Force prane Prokurorise se Rrethit Durres. Burimet zyrtare te policise bene te ditur se rreth ores 0200 te mengjesit te djeshem u be arrestimi ne flagrance i 5 shtetasve ndersa sipas policise priten edhe arrestime te tjera. Ne pranga kane perfunduar Edmond Temali 41 vjec e Nesti Rakaj 34 vjec te dy nga Shkodra si dhe Zaim Bajrami 33 vjec Isli Ibrahimi 57 vjec dhe Nazmi Zendeli 47 vjec nga Maqedonia. Te peste personat mesohet se jane takuar ne zonen e plazhit ne Durres ndersa ne duar kishin vetem nje nga kartemonedhat. Pas kontrollit ne makina e ne shtepite e personave te implikuar u zbuluan dhe 100 te tjerat. Sipas burimeve nga grupi hetimor rezulton se dy shkodranet tentonin ti shisnin dollaret 1 milionesh duke u pohuar te interesuarve se keto para jane teper te rralla dhe me to mund te kryhen veprime te medha financiare nga persona VIP. Objektivi i shkodraneve dyshohet se ishin biznesmenet te cilet per nje kartemonedhe mund te siguronin nje shume te konsiderueshme parash te vlefshme. Me te njejtin qellim duket se ata jane takuar me shqiptaro-maqedonasit. Ne momentin e ndalimit Temali dhe Rakaj e kane mohuar akuzen duke deklaruar se nuk kishin qellim shitjeje por se keto kartemonedha ishin thjesht loje femijesh pa vlere. Megjithate nga ana e grupit hetimor deklarohet se ka prova qe qellimi ishte shitja e kartemonedhave. Dyshohet se dollaret fals te kene hyre nga Mali i Zi. Deri tani nuk ka te dhena qe parate false te jene blere ne Shqiperi ndersa qellimi i shqiptaro-maqedonasve mbeti ne flagrance. Policia bllokoi ne cilesine e proves materiale pervec 101 milione dollareve edhe dy automjete 1 laptop dhe 6 aparate telefoni celulare. Burime nga policia e Durresit bejne te ditur se po hetohet intensivisht per zbardhjen e plote si dhe zbulimin e te tjere personave qe mendohet te jene te perfshire ne rrjetin e falsifikimit dhe hedhjes ne qarkullim te kartemonedhave.

DURRES/LEONIDHA MUSAJ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›