E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia E denueshme djegia e kurorave

/ /

Zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke Grigoris Delavekuras gjate nje komunikimi me gazetaret hodhi poshte komentet se ngritja e memorialit ne Boboshtice ka te beje me ngritjen e nje varreze te re te ushtareve greke ne Shqiperi. Por ai e denoi aktin e djegies se kurorave duke e cilesuar ekstreme. Ceremonia ne Boboshtice dhe qe zhvillohet prej shume vitesh behet ne perkujtim te luftes qe zhvilloi ushtria greke kunder fashizmit te gjate nga forcat greke per tu perballur me fashizmin ndaj betejes se suksesshme qe beri Greqia kunder boshtit fashist lufta e suksesshme qe dha Greqia per te parandaluar perha-pjen e forcave te boshtit fashist. Me duhet ketu te them se fenomenet qe pame te djegies se kurorave te cilat ishin vendosur ne kete ceremoni perkujtimore eshte shume shqetesuese dhe e denue-shme. Kjo eshte e papranueshme pikerisht per shkak se shprehin disa qarqe radikale te cilet nuk jane ne gjendje te demtojne jo vetem marredheniet e reja midis Greqise dhe Shqiperise por as rendesine historike te kesaj beteje kunder forcave te boshtit fashist u shpreh zedhe-nesi i Ministrise se Jashtme greke. Pa dashur te nderhyje ne punen e prokurorise shqiptare qe po heton prishjen e varreve ne Boboshtice zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke tha se keto akte duhen denuar. Une sdo te nderhyj kurre ne hetimet qe bejne organet e drejtesise shqiptare por do te qendroj vetem tek simbolika e ceremonise qe u zhvillua dhe eshte shprehje e marredhenieve te mira te bashkepunimit mes dy vendeve. Por fakti se ka ende njerez qe me sa duket jetojne ne nje epoke tjeter ose ne nje tjeter realitet kjo duhet denuar u shpreh Delavekuras. Lidhur me fatin e marreveshjen per ujerat detare me Shqiperine zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke tha se pala greke i qendron asaj marreveshjeje ndersa i kerkoi pales shqiptare te gjeje nje zgjidhje nen frymen e vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Pikepamjet e Greqise jane te qarta dhe i jane bere te njohura edhe pales shqiptare. Per momentin qeveria shqiptare do te duhet te shohe sesi do te permbushi procedurat e brendshme te ligjerimit te kesaj marreveshje nen frymen e vendimit te Gjykates Kushtetuese. Nga ana jone eshte e njohur dhe e qarte se marreveshja e nenshkruar nga te dyja qeverite ne perputhje me dispozitat e Ligjit te Detit dhe per te miren e te dy vendeve.
Kjo gjithashtu mendoj se eshte dicka qe ka thene dhe qeveria shqiptare. Ajo e konsideron te rendesishme dhe te dobishme per te perfunduar kete proces ne menyre qe te dy vendet mund te vazhdojne edhe me shfrytezimin e burimeve natyrore gjetur ne rajonet bregdetare te dy vendeve. Por kjo eshte dicka qe me siguri do te kete nje ndikim pozitiv sic ka thene dhe ministri i Jashtem i Shqiperise ne proceset integruese te Shqiperise ne BE u shpreh zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke. Idrizi Smund te tolerohet dhunimi i varreve ne Boboshtise

Kreu i PDU-se Shpetim Idrizi deklaroi dje ne Kuvend se shqiptaret smund te tolerojne dhunimin e varreve sic ndodhi ne fshatin Boboshtices. Duke u duartrokitur nga deputetet e tjere Idrizi deklaroi se a mund te tolerojme ne a duhet te toleroni ju qe prej ketij vendi te frymezohen dhunime te tilla A do lejojme ne te nderuar zoterinj qe ky status i Korces dhe i Boboshtices te ndryshoje sot me dhunim varresh me pensione e me viza. Me tej ai deklaroi se Greqia duhet te heqe dore nga axhenda e saj. Por Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste te saj te cilet duke dashur te nderojne ushtaret e tyre qe rane per Greqine i ngaterrojne dhe ata me kauzen e humbur te Vorio - Epirit e aq me shume me dhunime te varreve qindravjecare te shqiptareve ne menyren me makabre te denje per filmat horror. Do ti kerkoja Greqise fqinje anetare e BE-se qe te heqe dore nga aktualizimi i axhendes historike te qarqeve me te egra nacionaliste te shoqerise se vet. Le te shohim nga e ardhmja nga zhvillimi i marredhenieve te partneritetit ne te gjithe fushat dhe te nderojme njelloj te vdekurit pavaresisht kombesise se tyre e territorit ku prehen tha Idrizi. Dule Te behet transparence me regjistrimin e popullsise

Kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule kerkoi dje nga qeveria qe te beje transparencen per menyren sesi do te servilen pyetjen ndaj qytetareve per regjistrimin e popullsise. shte momenti te hidhni ne publik pyetesorin perfundimtar argumentimin e tij dhe ne do deshirojme qe te jeni transparente konseguente ne angazhimet e vendit tone ndaj organizmave nderkombetare persa i perket menyres se zhvillimit te regjistrimeve te pergjithshme te popullsise. Nuk duhet te harroni se duhet bashkepunim dhe transparence qe te mos i coni pjesetaret e minoriteteve ne bojkotimin e ketij procesi sic ndodhi ne vitin 2001. Do te jemi insistues qe edhe ju zoti minister te jeni konsekuent ne angazhimet tuaja deri ne realizimin e ketij akti shume te rendesishem tha Dule. Ai shmangu deklaratat mbi ngjarjet ne Boboshtice duke theksuar vetem qe regjistrimi i popullsise dhe perfshirja e ketyre elementeve ne pyetesor nuk perbene nje qendrim ne vetvete pra nuk ka si synim te vetem qe te na nxjerre ne pah numrat por eshte instrumenti i vetem dhe si te tille duhet ta shikojme instrument bashkekohor i cili perdoret nga te gjitha shtetet moderne per hartimin e politikave te veta ndaj personave te minoriteteve.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›