E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho: Nuk largohem

Nga Express më 23 gusht 2011 në ora 19:13

Jose Mourinho u është përgjigjur menjëherë spekulimeve rreth largimit të tij të mundshëm nga Real Madridi.

“Vetëm ata që nuk më njohin, mund të ëndërrojnë, mund të besojnë se unë mund të lëviz nga Reali në këtë moment. Besoj se shumë njerëz janë befasuar me kualitetin e ekipit gjatë fazës përgatitore dhe do të ishte një lajm befasues për ta nëse do të shkoja tash, është e pamundur. Kam president fantastik, i cili është mjaft inteligjent dhe me të cilin kam miqësi të madhe. Motivimi im është enorm dhe madridismi im është më i madh se i disa pseudo-madridistëve. Kërkoj falje, vetëm nga madrilenët, për qëndrimin tim në lojën e fundit”, theksoi trajneri spanjoll për realmadrid.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›