Strauss-Khan në kryqëzimin e drejtësisë
Në kohën që po shkruajmë jemi akoma përballë dy supozimeve. E para në pafajësinë e Dominique Strauss Khan (DSK); veçanërisht pasi ai e hedh poshtë historinë që justifikon akuzën e saj të trefishtë përpara gjykatësve të Shtetit të New Yorkut. Tjetra është se ka një viktimë të supozuar. Mund të jesh i dyshuar ose i arrestuar padrejtësisht, ndodh më shpesh nga sa mendohet dhe zbulohet vetëm më pas. Madje shumë vonë, sepse vetëm drejtësia i njeh kohërat e saj. Mundet edhe të jesh i dyshuar se ke shpikur gjithçka, siç i ndodh në Francë kësaj kameriereje në New York Sofitel. Sipas njërës apo tjetrës hipotezë gjithçka ndryshon dhe gjithçka mundet akoma të ndryshojë. Sot mbizotëron trishtimi. Trishtim për ata që janë në mesin e stuhisë, të detyruar të përballen me shtrëngimin e dyfishtë të drejtësisë dhe të medieve. E para, për veprimin e saj publik, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme: shikoni këtë imazh të një DSK-je të prangosur e të rrethuar nga policia.
Të dytat funksionojnë si një kazan i madh, si një vigan që nuk ngopet kurrë. Ata kërkojnë transparencë absolute dhe, kur flitet për politikë, një përsosmëri që nuk i përket kësaj bote, makina e medieve i rrëzon shpejt ata që ka ngritur në qiell. Mjerë pastaj, ai që ndodhet në tokë. E trishtuar të shikosh perëndimin, mesa duket të përhershëm, DSK për atë që është, për atë që ka bërë dhe për atë që mund të kishte përfaqësuar. Ajo kohët e fundit kishte qenë më i shkëlqyeri i ministrave tanë ekonomikë, udhëheqës perfekt i euro-grupit, mishërimi i si majtës, i shpirtit të familjes, në gjendje të krijojë një utopi realiste. Në FMN që ka transformuar, ka ndrequr tre defekte të institucionit: vizionin e vetëm ultraliberal, udhëheqjen e dobët dhe mungesën e burimeve. Ai gjeti mënyrën për të ndrequr këto defekte dhe dha një orientim më progresist, megjithëse ende jo të plotë. Ka qenë kjo mënyrë dhe kjo situatë që e bënë një nga arkitektët e digës kundër krizës, që ka realizuar G-20, që i tregoi francezëve që ai mundej, në mënyrë natyrale, t’i përfaqësonte dhe t’i ndihmonte për të gjetur një rol të vetin në botën e globalizuar.
Ja ku gjendet një konflikt në kalendarë: ai politik, urgjent, sepse ka të bëjë me vendosjen, para mesit të korrikut, zgjedhjet paraprake të partisë socialiste, dhe atë të drejtësisë të Shtetit të New Yorkut. Paraqitet rreziku për t’u dënuar, sepse është e vështirë të jesh kandidat për një të akuzuar në pritje të një vendimi që do të vendoset nga një juri popullore.
Në atë zyrë duhet të mbrohet, fjalë kundër fjalës, prova kundër provave, për të bindur anëtarët e jurisë që vijnë nga ambiente modeste dhe janë pak të prirur për të falur, si kudo, kur bëhet fjalë për të “fuqishëm”. DSK kishte provuar, në një masë më të vogël, një dënim të ngjashëm, kur u përfshi në rastin e Mnef (Mutuelle nationale des étudiants de France) dhe pas tre vjetësh shërbimi të shkëlqyer e besnik, la qeverinë Jospin, para se të vërtetohej, pas disa muajsh, se nuk ka pasur asnjë akuzë në drejtim të tij. Dëmi tashmë ishte bërë dhe qeveria Jospin nuk e rimori më veten. Koha mediatike dhe politike nuk është kurrë ajo e drejtësisë.
Për fat të keq, ka një skenar, në të cilin trishtimi mund të kthehet në zemërim. Nëse në kundërshtim me atë që keni kërkuar të besoni, DSK ka tentuar një agresion seksual, atëherë zemërimi do të mbizotërojë. Sepse kur ke një vend në plan të parë (në takimet ndërkombëtare Drejtori i Përgjithshëm i FMN ka pothuajse rangun e kreut të Shtetit) në një moment kaq delikat, kur tashmë je nën shënjestrën e medieve, të inkurajuar nga një aventurë e mëparshme dhe për më tepër kur fillon t’u kërkosh votën francezëve, atëherë po, duhet të jesh i pafajshëm.
Kur dëshirohet një detyrë, karakteristika e së cilës është serioziteti, duhet të jesh shembullor, të evitosh çdo mendjelehtësi, çdo pakujdesi dhe sidomos të kontrollosh impulset dhe nëse e dinte se ishin kaq të parezistueshëm, atëherë duhet të kishte pasur kurajën që kos t’u fuste në garë. Ndërkohë, do të ketë një seancë përballë një jurie. Avantazhet: drejtësia amerikane është shumë më e shpejtë se ajo franceze dhe i akuzuari është shumë më i mbrojtur në krahasim me ligjin francez. Luftohet në kushte të barabarta me akuzën publike. Disavantazhet: gjykatësit e Shteteve të Bashkuara janë me të vërtetë “cowboy”, prokurori është zgjedhur dhe kështu për atë kapja e një peshku të madh është mundësia që të rizgjidhet dhe mediet ushqehen vazhdimisht, formalisht dhe jo formalisht; në të njëjtën kohë përcaktimi është me të vërtetë i ashpër për atë që është i pafajshëm. Në çdo rast, kjo është prova që pret Dominique Strauss-Kahn dhe që detyron partinë socialiste dhe të majtën të konsiderojnë mundësinë për t’u përballur me Nicolas Sarkozy pa DSK.