E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stresi shkak për sëmundjet e lëkurës

 

Stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të epidermës dhe të dobësojë qelizat imunitare. Të paktën ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Mjekësisë në Berlin dhe Universitetit kanadez të McMaster, i publikuar në revistën “The American Journal of Pathology”.
Lëkura është niveli i parë mbrojtës që organizmi ka ndaj infeksioneve. Kjo barrierë është e gjitha fizike, por që ndonjëherë mund të ketë efekt irritant: nëse qelizat imunitare të lëkurës janë reaktive, mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës, si p.sh. dermatit atopik apo psoriazis.
Sipas shkencëtarëve, është stresi ai që “ndez” infeksionet dhe shton shkallën e problemit. Mesa duket stresi rrit aktivitetin e qelizave imunitare, gjë që çon në shfaqjen e infeksioneve, në vend që ta mbrojë lëkurën.
Studimi është bazuar në një eksperiment të kryer te disa minj, të cilët iu nënshtruan një tingulli stresant, gjë që ka çuar në shtimin e rritjes së numrit të qelizave të bardha në lëkurë. Më pas shkencëtarët kanë ndërprerë funksionin e qelizave imunitare të dy proteinave të veçanta, dhe kanë arritur të pengojnë rritjen e numrit të qelizave të bardha në lëkurë, gjë që shkaktohej prej stresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›