E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet banesa, rrezikohen 12 të tjera

 

FIER - Djegia e një banese në Mbrostar të Fierit rrezikoi edhe 12 shtëpi të tjera që ndodheshin afër saj. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:00, kur flakët përfshinë shtëpinë e R.Ferkos. Për fat të mirë në banesë nuk ndodhej asnjeri, për shkak se i zoti i saj e kishte nxjerrë atë në shitje, ndërsa vetë jetonte në një tjetër godinë. Zjarrfikësit menjëherë pas marrjes së njoftimit vunë në dispozicion tre automjete. Por ato hasën në vështirësi për të shkuar gjer në vend për shkak të mungesës së rrugëve. Kjo rrezikoi shumë banesa të tjera në lagjen Mbrostar. Sipas kreut të Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri, Xhevat Mërnica, rrugicat ishin aq të ngushta sa mjetet nuk hynin dot, duke u krijuar shumë pengesa gjatë punës së tyre. Policia nisi hetimet për ngjarjen e ndodhur. Sipas burimeve, dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm. Një tjetër pistë hetimi është edhe për shkak të ndonjë shkëndije elektrike. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›