Studentët e Infermierisë bojkotojnë mësimin
Studentët e degës së Infermierisë të vitit të tretë në universitetin "Eqrem Çabej" të Gjirokastrës, prej 3 javësh kanë bojkotuar mësimet, për të protestuar ndaj formatit të diplomave të ofruara nga universiteti pas përfundimit të studimeve. Ndërkohë që, protesta e tyre është përshkallëzuar dje, duke bllokuar auditorin për të mos lejuar zhvillimin e mësimit të studentëve të vitit të parë të kësaj dege.
"Protesta jonë vazhdon prej 3 javësh në shenjë kundërshtimi për diplomat që ofron universiteti ynë, të cilat nuk janë në formatin që dëshirojmë. Atyre u mungojnë elementet e sigurisë, si dhe janë të pabesueshme", tha një studente, nga radhët e protestuesve.
Studentët e vitit të tretë që tashmë kanë rreth 3 javë që nuk zhvillojnë mësim, janë duke pritur një përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për problemin e tyre. Por, deri tani nuk kanë arritur të marrin një të tillë, me përjashtim të përgjigjes me shkrim të rektorit të tyre, Gëzim Sala.
Gjatë protestës së djeshme, studentët e Infermierisë kanë ritheksuar se nuk do të hyjnë në mësim nëse nuk ju plotësohen kërkesat dhe nuk ju vjen përgjigjja që ata duan nga ministria përkatëse. Deri tani studentët kanë dërguar disa peticione në ministri, ku kanë parashtruar ankesat që kanë dhe atë ç‘ka kërkojnë në lidhje me diplomat. Studentët kërkojnë që diplomat e tyre të kenë formatin e diplomave të mëparshme, ku të ketë fotografi, numër protokolli dhe elemente sigurie. Një përfaqësi e tyre është nisur për në Tiranë, për të marrë pjesë në protestën që do të organizojnë të martën, studentët e Fakultetit të Gazetarisë të shqetësuar për të njëjtin problem.